Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për Klodian Çalamanin, 38-vjeçarin që vrau dhe groposi fëmijën 8-vjeç Mateo Vasiu.
Mësohet se për shkak të tensioneve të krijuara nga familjarët në ambientet e Gjykatës, masa e sigurisë është dhënë në mungesë. Pra 38-vjeçari nuk është dërguar në gjykatë.
Familjarët e Mateos, shkaktuan tensione pasi kërkuan të ishin të pranishëm në sallën e gjyqit. Ata hynë me forcë deri në ambientet e brendshme të Gjykatës së Fierit, por uniformat blu i larguan prej andej
Vrasja e 8-vjeçarit ndodhi dy ditë më parë, Çalamani pasi e rrëmbeu, e goditi me kazmë në kokë të miturin, dhe trupin e pajetë të tij e groposi në oborr./Opinion.al