Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tensione në Ukrainë/Vendet e NATO-s dërgojnë anije dhe avionë në Evropën Lindore

2022/01/24 at 6:03 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Tensione në Ukrainë/Vendet e NATO-s dërgojnë anije dhe avionë në Evropën Lindore

NATO-ja tha të hënën se vendet anëtare të saj po dërgojnë më shumë anije dhe avionë luftarakë në Evropën Lindore, në përgjigje të grumbullimit ushtarak të Rusisë përgjatë kufirit të saj me Ukrainën.

Një deklaratë e NATO-s vuri në dukje vendosjen e forcave, ose shqyrtimin mundësive për dërgimin e trupave dhe pajisjeve shtesë nga vende të shumta, duke përfshirë Danimarkën, Spanjën, Francën, Holandën dhe Shtetet e Bashkuara.

“NATO-ja do të vazhdojë të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur të gjithë aleatët, duke përfshirë edhe përforcimin e pjesës lindore të aleancës”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. “Ne gjithmonë do t’i përgjigjemi çdo përkeqësimi të mjedisit tonë të sigurisë, duke përfshirë forcimin e mbrojtjes sonë kolektive”, shtoi ai.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, akuzoi Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre në NATO për përshkallëzimin e tensioneve.

Shtetet e Bashkuara dhe Britania njoftuan gjithashtu se kanë urdhëruar personelin e ambasadave të tyre dhe anëtarët e familjeve në Kiev që të largohen nga Ukraina, duke përmendur mundësinë e veprimeve ushtarake ruse.

Ministria e Jashtme e Ukrainës, shprehu pakënaqësinë më vendimet amerikane e britanike.

“Ndërsa respektojmë të drejtën e kombeve të huaja për të garantuar sigurinë e misioneve të tyre diplomatike, besojmë se një hap i tillë është i parakohshëm dhe një shembull i kujdesit të tepruar”, shkroi në rrjetin Tëitter të hënën, zëdhënësi i kësaj ministri, Oleg Nikolenko.

Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha të hënën se BE-ja nuk po planifikon ndonjë tërheqje të ngjashme. Ai i bëri këto komente para takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së, të cilit, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken i është bashkuar pasdite virtualisht.

“Ne nuk do të bëjmë të njëjtën gjë sepse nuk dimë ndonjë arsye të veçantë. Por sekretari Blinken do të na informojë”, tha zoti Borrell.

Ju sugjerojmë

Berisha: Më 14 maj janë zgjedhjet e jetës sonë, të ndalim shpopullimin
Te Fundit

Berisha: Më 14 maj janë zgjedhjet e jetës sonë, të ndalim shpopullimin

1 Prill, 2023 1:17 pm
Të burgosurit shqiptarë në Greqi do të pajisen me pasaportë
Aktualitet

Vrau bashkëshorten me thikë, kryen vetëvrasje në qeli 62-vjeçari shqiptar

1 Prill, 2023 1:06 pm
Aktualitet

Arrestohen 6 shoferë dhe pezullohen 38 patenta në Vlorë

1 Prill, 2023 12:51 pm
Itali/ 35-vjeçarja hidhet nga ballkoni me djalin e saj të mitur
Bota

Itali/ 35-vjeçarja hidhet nga ballkoni me djalin e saj të mitur

1 Prill, 2023 12:41 pm
Qeveria vendos ligje të reja, punonjësit e seksit nisin protestat në Amsterdam
Bota

Qeveria vendos ligje të reja, punonjësit e seksit nisin protestat në Amsterdam

1 Prill, 2023 12:14 pm
Papa Françesku del nga spitali, batuta me turmën e qytetarëve: Jam ende gjallë
Bota

Papa Françesku del nga spitali, batuta me turmën e qytetarëve: Jam ende gjallë

1 Prill, 2023 11:59 am
Hodhi foshnjën e saj në lumin Kir, kush është 32-vjeçarja (EMRI)
Kronikë

EMRI/ I dënuar në Itali për 4 akuza, 30-vjeçari arrestohet në Kurbin

1 Prill, 2023 11:56 am
Moti i keq, pezullohet lundrimi për anijet e vogla në Vlorë
Aktualitet

Moti i keq, pezullohet lundrimi për anijet e vogla në Vlorë

1 Prill, 2023 11:52 am
Kontrollonte lëvizjet e policisë me radio, arrestohet 52-vjeçari në Shkodër
Kronikë

Kontrollonte lëvizjet e policisë me radio, arrestohet 52-vjeçari në Shkodër

1 Prill, 2023 11:44 am
Ka rreth 500 fëmijë/ Përfundon në gjykatë 41-vjeçari holandez, arsyeja
Bota

Ka rreth 500 fëmijë/ Përfundon në gjykatë 41-vjeçari holandez, arsyeja

1 Prill, 2023 11:38 am
Para
COVID-19/ Regjistrohen 571 raste të reja, ulet numri i viktimave në Shqipëri

Covid-19 në Shqipëri/ Ulet numri i të infektuarve, humbin jetën 7 qytetarë

Sfidoi temperaturat ekstreme në Theth, Aurora: Jam larë edhe në -22 gradë Celsius

Sfidoi temperaturat ekstreme në Theth, Aurora: Jam larë edhe në -22 gradë Celsius

Horoskopi/ Çfarë parashikojnë yjet për Shën Valentin

Yjet për secilën shenjë të horoskopit, parashikimi i javës

TE FUNDIT

Berisha: Më 14 maj janë zgjedhjet e jetës sonë, të ndalim shpopullimin

Berisha: Më 14 maj janë zgjedhjet e jetës sonë, të ndalim shpopullimin
1 Prill, 2023

“Të mos harrojmë se me 14 maj janë vërtet zgjedhjet për qeveritarët vendore, por me 14 maj janë zgjedhjet e...

Lexo më shumë

Vrau bashkëshorten me thikë, kryen vetëvrasje në qeli 62-vjeçari shqiptar

Të burgosurit shqiptarë në Greqi do të pajisen me pasaportë
1 Prill, 2023

62-vjeçari, Xhafer Uruçi, i cili u arrestua ditën e enjte pasi vrau gruan e tij, ka kryer vetëvrasje në burgun...

Lexo më shumë

Arrestohen 6 shoferë dhe pezullohen 38 patenta në Vlorë

1 Prill, 2023

Arrestohen 6 drejtues mjetesh dhe pezullohen 38 leje drejtimi në Vlorë, pasi nuk kanë respektuar rregullat e qarkullimit rrugor. Uniformat...

Lexo më shumë

Itali/ 35-vjeçarja hidhet nga ballkoni me djalin e saj të mitur

Itali/ 35-vjeçarja hidhet nga ballkoni me djalin e saj të mitur
1 Prill, 2023

Një ngjarje tepër e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në Itali, ku një mamaja 35-vjeçare është hedhur nga ballkoni...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

About Us

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com