Seanca plenare ka nisur edhe sot me tensione dhe zhurmues. Deputetët e opozitës nuk kanë lejuar që punimet në Kuvend të vijojnë normalisht.
Ndërsa deputeti i PD, Dashnor Sula hodhi “lekë” false në sallë.
Sula ka hedhur kartëmonedha fals si shenjë proteste ndaj projektligjit për “Lojërat e Fatit”, të cilin mazhoranca e tërhoqi nga votimi.
Ndërkohë kolegët e tij kanë protestuar me zhurmuese duke shkaktuar zhurmë në sallën e Parlamentit.