Teksa vijon mes kaosit seanca në Kuvend, duket se këtë herë janë përshkallëzuar tensionet.
Deputeti Demokrat, Ervin Salianji ka bllokuar foltoren ndërsa mazhoranca po vijon me miratimin e ligjeve. Ndërkohë është rrethuar nga garda.
Ai po ashtu ka ndezur tymuese blu në sallën e Kuvendit.
Në këtë moment ka ndërhyrë dhe një nga gardistët që ka shkuar për të marrë flakadanin, por që është përplasur me Salianjin i cili e ka ndjekur dhe ka hedhur një karrige në drejtim të tij.