Duket se sa më shumë afrohen orët për votim, aq më shumë shtohen dhe tensionet në terren.
Dy banorë në fshatin Bushat të Kukësit kanë denoncuar Lavdrim Gjicin, vëllain e kandidatit të Partisë Socialiste për Bashkinë Kukës Safet Gjici, për presion dhe dhunë deri në nxjerrjen e armës së zjarrit nga shoqëruesi i tij.
Sipas “News24”, Bedri dhe Nebi Sinamati kanë deklaruar në polici se janë kërcënuar sapo kanë dalë para shtëpisë së tyre në orët e vona të mbrëmjes.
“Fillimisht dolëm me automjetin tonë nga banesa dhe po shkonim te shtëpia e kushëririt tjetër. Sapo kemi dalë në rrugën e lagjes na është bllokuar rruga nga një automjet. Në vendin e parë të mjetit dallohet qartë se është i ulur Lavdrim Gjici, vëllai i kandidati të PS-ës për Bashkinë Kukës së bashku me një person tjetër”, deklaruan banorët.
Pas incidentit, qytetarët janë grumbulluar para Drejtorisë së Policisë së Kukësit në mbështetje të dy të afërmve të kërcënuar me armë para banesës së tyre.
Për të qetësuar situatën ka ndërhyrë kandidati i koalicionit “Bashkëe Fitojmë”, Admir Sinamatii cili dënoi aktin e e rëndë të kërcënimit të dy banorëve. Po ashtu, ai nuk i kurseu akuzat për shit-blerje të votës dhe presioneve ndaj qytetarëve.
Pas incidentit u shoqëruan 4 persona, mes tyre dhe vëllai i Safet Gjicit. Policia tha se iu ka bërë kontroll të të shoqëruarve, por nuk u janë gjetur sende të paligjshme.