Aktualitet

Tensione në gjyq, imamët: Shteti ka marrë peng islamin. Grisin dokumentet e prokurorisë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:43 - 01/12/15 |
b.f

TIRANË- Edhe seanca e sotme ndaj imamëve të akuzuar për xhihad është shoqëruar me tensione në sallë. Imami i vetëshpallur i xhamisë së Unazës së Re, Genc Balla akuzoi shtetin dhe Komunitetin Mysliman se kanë marrë peng fenë islame.

“Shteti dhe KMSH kanë marrë peng islamin. Këtë gjë nuk mund ta bëjnë me fetë e tjera, si kalotikët apo ortodoksët.  Komuniteti Mysliman e ka kthyer fenë islame në pronë private”, tha Balla nga kafazi i hekurt me ton të lartë.

Ndërsa një tjetër besimtar që akuzohet si rekrutues, Gerti Pashja ka kërkuar t’i vihej në dispozicion vendimi për përgjimin e dy personave që dyshohet se janë rekrutuar për xhihad. Sapo prokurori i ka thënë këto përgjime ai i ka grisur në mënyrë demostrative.

Fadil Muslimani, ish-financier i xhamisë që seancën e kaluar kërcënoi ministrin  Tahiri tha se “këtë vend mund ta çlirojë vetëm ISIS”.

Në këtë situatë, gjykësi është detyruar të shtyjë seancën.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas