Bota

Tensione me Greqinë, ministrat e BE përgatisin sanksione për Turqinë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:49 - 28/08/20 |
Opi Nion

Përfaqësuesi i lartë për Punët e Jashtme në BE, Josep Borrell ka përgatitur një listë me sanksione, të cilën e ka diskutuar sot në ditën e dytë të takimit informal të Ministrave të Jashtëm të BE.

Sipas Cnn grek, lista është mbështetur nga ministrat e jashtëm dhe paketa pritet të diskutohet në samitin që do të mbahet më 24 dhe 25 Shtator.

Në listë përfshihen sanskione të lidhura me veprimet e kërkimit në Mesdheun Lindor, ndalimi i kredive drejt bankave turke nga bankat dhe industritë e vendeve të BE, mundësia e reduktimit të fondeve për Turqinë si dhe konsiderimi i ndalimit të udhëtimit për disa persona të caktuar etj.

Më herët, Ministri i Jashtëm i BE Josep Borrell si dhe Ministri i Jashtëm gjerman Haiko Maas, gjatë një konference shtypi i bënë thirrje Turqisë të mos marrë veprime të njëanshme në Mesdheun Lindor. Borrell njoftoi se tashmë ministrat kanë rënë dakord për të përgatitur sanksione kundër Turqisë./Opinon.al

Pas