Vazhdojnë tensionet në sallën e parlamentit. Në këto momente është përjashtuar nga seanca deputeti Flamur Noka i cili vazhdonte të mbante foltoren të bllokuar. Drejtuesi e seancës, Valentina Leskaj tha se në bazë të rregullores nëse një deputet mban foltoren të bllokuar përjashtohet. Dhe këtë vendim ajo e ka marrë, por ka ngjallur zemërimin e deputetëve të tjerë të PD-së të cilët u ngritën në këmbë. I gjithë debati zhvillohet se kush do flasë i pari Rama apo Berisha?!
Leskaj thotë do flasë Kryeministri, ndërsa deputeti Noka e Paloka këmbëngulin se kryetarja ia kishte thënë fjalën më parë Berishës….