Ministri i Shëndetësisë dhe deputeti i opozitës Asllan Dogjani janë përplasur në parlament, për denoncimin e bërë nga një infermier për gjendjen e mjerueshme të urgjencave, në emisionin “Stop” në Tv Klan.
Po ashtu deputeti Dogjani e ka akuzuar ministrin se gjendjen ku e ka katandisur sistemin shëndetësor po vret shqiptaret, dhe si dëshmi ai sjell shembullin e një nëne fëmija e së cilës vuan për shkak të mungesës së një aparati çka po i rrezikon jetën.
Përplasja verbale mes Beqes dhe Dogjanit rrezikoi të shkonte në një përplasje fizike, çka është parandaluar nga punonjësit e gardës.