Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tension në Katalonjë/ Shpallja e pavarësisë, policia rrethon institucionet publike

2017/10/10 at 7:00 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Tension në Katalonjë/ Shpallja e pavarësisë, policia rrethon institucionet publike

Lideri rajonal i Katalonisë, Carles Puigdemont, pritet të flasë sot në Parlamentin rajonal të Katalonisë, duke paralajmëruar se Parlamenti mund të votojë për pavarësi nga Spanja.


Puigdemon ka njoftuar për adresimin e tij në Parlament, por ai nuk ka precizuar se për çfarë do të flasë, megjithatë politikanët separatistë kanë thënë se ata presin një deklarim të bazuar në rezultatet e referendumit për pavarësi të mbajtur më 1 tetor.

Në prag të shpalljes së pavarësisë, policia spanjolle ka zbarkuar në Parlamentin rajonal të Katalonisë, ku pritet të mbahet seanca plenare. Ata po mbikëqyrin ndërtesat publike dhe kanë mbyllur një park përreth Parlamentit.

Kryetari i Barcelonës, Ada Colau, i ka bërë thirrje zotit Puigdemont që ta “de-eskalojë” situatën e krijuar.

Ministri spanjoll për Ekonomi, Luis de Guindos, ka thënë se shpreson në “sens të përbashkët” dhe shpreson se liderët separatistë katalanas nuk do të shpallin pavarësinë sot.

Ministri de Guindos ka fajësuar qeverinë e Puigdemonit, siç e quajti ai “radikale” dhe “të papërgjegjshme”, duke shtuar se homologët evropianë kanë shprehur mbështetje për Qeverinë e unifikuar spanjolle.

Një deklaratë në Parlament rreth shkëputjes së Katalonisë nga Spanja, apo një shpallje e Republikës së re katalane, padyshim se do të hasë në kundërshtime të ashpra nga autoritetet në Spanjë.

Agjencia e lajmeve Associated Press, ka njoftuar se autoritetet qendrore në Spanjë, mund të pezullojnë vetëqeverisjen katalanase dhe mund të marrin të gjithë pushtetin në rajon.

Kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy, kishte thënë se Qeveria e tij mund t’i shfrytëzojë të drejtat kushtetuese për ta pezulluar autonominë e Katalonisë dhe ta parandalojë këtë rajon nga ndarja prej Spanjës.

“Absolutisht nuk përjashtoj asgjë që është brenda ligjit”, kishte thënë Rajoy në një intervistë. Ai ka shtuar se “do të ishte ideale që të mos ketë nevojë për implementim të zgjidhjeve ekstreme, por që kjo të mos ndodhë, gjërat duhet të ndryshojnë”.

Më tutje, ai kishte theksuar se “dëshiroj që kërcënimi për referendum të pavarësisë të tërhiqet sa më shpejtë që është e mundshme”.

Ai ka shprehur përkushtim se Qeveria qendrore do të sigurohet se kurrfarë deklarate e pavarësisë së Katalonisë nuk do të jetë fuqiplotë dhe se “nuk do të çonte askund”.

Zoti Puigdemont gjatë javës së kaluar kishte tërhequr vërejtjen duke thënë se nëse Qeveria e Spanjës do të përpiqet të intervenojë për ta marrë kontrollin ndaj Qeverisë së Katalonisë, atëherë ky do të ishte “një gabim që i ndryshon të gjitha”.

Separatistët kanë shpallur të vlefshme fitoren pro pavarësisë në votim, e cila u pasua nga protesta masive të katalanasve të zemëruar nga taktikat e rënda të policisë.

Ka pasur edhe protesta të mëdha nga njerëz në mbështetje të unitetit kombëtar të Spanjës.

Ditë më parë, mijëra njerëz ishin mbledhur në Madrid dhe Barcelonë, për të mbështetur Spanjën unike dhe kanë bërë ftesë për dialog politik.

Protestuesit bartnin parulla që shkruanin “Spanja është më e mirë se liderët” dhe “le të bisedojmë”.

Autoritetet e Katalonisë thonë se afro 90% e 2.26 milionë njerëzve, që morën pjesë në referendum më 1 tetor, kanë votuar për pavarësi dhe ndarje nga Spanja.

Zyrtarët thanë se dalja në votime ishte afro 42%, prej gjithsej 5.34 milionë votuesve të regjistruar.

 



Ju sugjerojmë

I armatosur në makinë, përplasi 7 automjete në tentativë për t’i ikur “Shqiponjave”
Kronikë

I armatosur në makinë, përplasi 7 automjete në tentativë për t’i ikur “Shqiponjave”

5 Tetor, 2025 2:16 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Kronikë

Sauk/Personi i armatosur përplas me makinë efektivin e policisë dhe disa persona

5 Tetor, 2025 1:20 pm
Surpriza e kandidimit, Manastirliu: Patëm bisede të gjatë me bashkëshortin
Kryesore

Surpriza e kandidimit, Manastirliu: Patëm bisede të gjatë me bashkëshortin

5 Tetor, 2025 10:59 am
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Vetëplagoset me armë zjarri 30-vjeçari në Shkodër

5 Tetor, 2025 9:06 am
Ulen lehtë temperaturat, reshje shiu në disa zona/ Moti sot, 4 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 5 tetor 2025

5 Tetor, 2025 9:03 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 5 tetor 2025

5 Tetor, 2025 9:00 am
Florjan Binaj shpall kandidaturën për Kryetar Bashkie të Tiranës
Kryesore

Florjan Binaj shpall kandidaturën për Kryetar Bashkie të Tiranës

5 Tetor, 2025 12:06 am
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Shpërthim me tritol në një makinë në Sarandë, një viktimë

4 Tetor, 2025 11:52 pm
Qeveria izraelite: Armëpushimi i përhershëm në Gaza, i dyshimtë
Bota

Plani i paqes në Gaza, Netanyahu: Do lirojmë pengjet, më pas çarmatosja e Hamas

4 Tetor, 2025 10:52 pm
Zgjedhjet për bashkinë, PD e Vlorës vendos listën e kandidatëve
Kryesore

Zgjedhjet për bashkinë, PD e Vlorës vendos listën e kandidatëve

4 Tetor, 2025 9:23 pm
Para
Kundërshtimi i Ristanit, dy nënkryetarët i shpjegojnë statutin: Zgjedhjet mbahen më 22 korrik

Reforma zgjedhore/ Paloka: Do kërkojmë ndryshimin e hartës territoriale

Noizy dhe Çiljeta urojnë Klean dhe Elgitin

Noizy dhe Çiljeta urojnë Klean dhe Elgitin

FotoLajm/ Gurët në mal rrezikojnë seriozisht Torovicën, një tjetër tragjedi mund të përsëritet

FotoLajm/ Gurët në mal rrezikojnë seriozisht Torovicën, një tjetër tragjedi mund të përsëritet
















TE FUNDIT

I armatosur në makinë, përplasi 7 automjete në tentativë për t’i ikur “Shqiponjave”

I armatosur në makinë, përplasi 7 automjete në tentativë për t’i ikur “Shqiponjave”
5 Tetor, 2025

Ka përfunduar me përplasjen e 7 automjeteve dhe një motori ndjekja e 31-vjeçarit Imer Krrashi nga ana e forcave ‘Shqiponja’....

Lexo më shumë

Sauk/Personi i armatosur përplas me makinë efektivin e policisë dhe disa persona

Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
5 Tetor, 2025

Një person i armatosur ka përplasur me makinë disa persona në zonën e Saukut, ku mësohet se nga përplasja janë...

Lexo më shumë

Nga Kolumbia për shërbime seksuale në Shqipëri, zbulohet rrjeti i trafikut

Punonjëset e seksit do të kenë kontrata pune në Belgjikë 
5 Tetor, 2025

Një rrjet kriminal që rekrutonte dhe dërgonte gra nga Kolumbia në vendet e Europës, përfshirë edhe Shqipërinë është zbuluar nga...

Lexo më shumë

Surpriza e kandidimit, Manastirliu: Patëm bisede të gjatë me bashkëshortin

Surpriza e kandidimit, Manastirliu: Patëm bisede të gjatë me bashkëshortin
5 Tetor, 2025

Ndërsa tashmë është përcaktuar 9 Nëntori si data e mbajtjes së zgjedhjeve lokale të pjesshme, Kryeministri Rama ka nisur këtë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com