Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tension dhe sherr, çfarë ndodhi në tryezën e reformës zgjedhore

2019/09/25 at 11:13 AM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Tension dhe sherr, çfarë ndodhi në tryezën e reformës zgjedhore

Që në nisje pati tension. Opozita parlamentare nuk u “ndje” mirë, me përfaqësuesit e opozitës jashtë parlamentit.  Fillimisht protagonist u bë deputeti Kujtim Gjuzi. Ai nuk pranoi që eksperti i PD-së, Ivi Kaso të flasë përpara Rudina Hajdarit.

Debati mes Damian Gjiknurit dhe Kujtim Gjuzit

Kujtim Gjuzi: Zoti Gjiknuri të lutem, duhet të flasë Rudina Hajdari para Ivit Kasos

Damian Gjiknuri: Axhenda është dakordësuar, nuk mund të bëni avokatin e saj, zoti Gjuzi

Kujtim Gjuzi: Ivi Kaso nuk mund të flasë para Rudina Hajdarit, nuk na e mbyll dot gojën

Damian Gjiknuri: Rri si njeri aty….mos bën avokatin e saj. Unë e kuptoj se nuk janë normale këto, por e kuptoj emocionet….

Adriatik Alimadhi: I bëj thirrje Hajdarit dhe Murrizit që të ikim nga kjo tryezë

Pas fjalës së ekspertit të PD-së, ishte sërish Kujtim Gjuzi që pati debat me bashkëkryetarin e PS-së, në komisionin e reformës zgjedhore.

Debati i dytë mes Damian Gjiknurit dhe Kujtim Gjuzit

Kujtim Gjuzi: Kërkoj fjalën…

Damian Gjiknuri: Është kollaj të prishësh një tavolinë, po japim shembullin më keq. A doni që kjo tavolinë të jetë produktive, por është turp o njerëz. Ky nuk është komision i reformës. Është një konferencë, kemi ftuar ekspertë. Në fund të axhendës kemi tre seksione, për partitë që janë apo jo parlamente.

Duke i komunikuar diçka në vesh ambasadorit të OSBE, në këtë trryezë ekspertët e opozitës jo parlamentare u larguar. Edhe ky veprim solli sërish tensione dhe debat.

Damian Gjiknuri: Kjo tavolinë është e lirë, Shqipëria është pjesë e njerëzve të lirë që do të thotë se kushdo që vjen mund të mbajë qëndrimin e tij.

Rudina Hajdari: Mirë që ikën, c’i do këtu…

Deputeti Adriatik Alimadhi i kërkoi Rudina Hajdarit si bashkë-kryetare e reformës zgjedhore që të largohet nga tryeza dhe që votat e 39 deputetëve të opozitës në Kuvend të kushtëzohen me kodin e ri zgjedhor. “Ju kërkoj të tërhiqemi nga ky takim dhe 39 deputetët të kushtëzojnë të gjitha lëvizjet derisa të marrë prioritet ndryshimi në kodin zgjedhor” tha ai.

Por Rudina Hajdari u shpreh se nëse do të largohen do të sillen si PD-ja, ndërsa shtoi se kjo është anija e fundit e tyre dhe nëse do të bojkotojnë sërish do të fundosen.

“Nëse ikim po sillemi si ata. Kjo është anija e fundit, nëse ata do të ikim ju siguroj që do të fundosen në fundin e historisë”, tha ajo.

Teksa zhurma dhe kaosi pushtoi këtë konferencë, opozita ere u largua nga salla, me pretendimin se nuk mund të ishin fasadë e një fejese PD-PS. Ambasadori i OSBE-së, ndërhyri duke kërkuar qetësi në sallë pas debateve mes deputetëve të opozitës së re me Gjiknurin.

“Zonja dhe zotërinj vëmendje ju lutem, respektoj miqtë dhe mikpritësit, është diskutim i vështirë ky që po bëjmë, Ti qëndrojmë axhendës, më vonë gjatë kafes mund t’ua shpjegoj, por tani duhet të vijojmë” tha ai.

Më i ashpër në një deklaratë për mediat ishte deputeti Ralf Gjoni i cili tha se që në nisje kjo tryezë ishte një maskardë dhe u bë për të arritur një marrëveshje të fshehtë mes PD-së dhe PS-së./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

CIA: Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit po veprojnë në Bosnjë
Bota

CIA: Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit po veprojnë në Bosnjë

20 Gusht, 2025 8:22 pm
Zhdukja e ish-zv/drejtori të AKSHI-t, reagon zyrtarisht policia
Aktualitet

Zhdukja e ish-zv/drejtori të AKSHI-t, reagon zyrtarisht policia

20 Gusht, 2025 7:54 pm
SHBA sanksionin të tjerë gjyqtarë e prokurorë  të Gjykatës Ndërkombëtare Penale
Bota

SHBA sanksionin të tjerë gjyqtarë e prokurorë të Gjykatës Ndërkombëtare Penale

20 Gusht, 2025 7:46 pm
Zhduket ish-zv.drejtori i Përgjithshëm i AKSHI-t!Familjarët bëjnë denoncim në polici
Aktualitet

Zhduket ish-zv.drejtori i Përgjithshëm i AKSHI-t!Familjarët bëjnë denoncim në polici

20 Gusht, 2025 7:15 pm
Ngërçi në Kosovë, BE inkurajon partitë politike për konstituimin e Parlamentit
Rajoni

Ngërçi në Kosovë, BE inkurajon partitë politike për konstituimin e Parlamentit

20 Gusht, 2025 7:09 pm
Shqipëria, kampione e Europës për përdorimin e energjisë së rinovueshme
Aktualitet

Shqipëria, kampione e Europës për përdorimin e energjisë së rinovueshme

20 Gusht, 2025 7:01 pm
“Kemi problem me Hipotekën”, Rama: PS transformon në 2 vite Kadastrën në një shërbim dixhital
Kryesore

Pallati i konfiskuar, Rama: Nuk iu deshën as 10 minuta të dilte kundër shtetit

20 Gusht, 2025 6:44 pm
Trajnerët italianë:Izraeli të pezullohet nga UEFA e FIFA për shkak të luftës në Gazë
Sport

Trajnerët italianë:Izraeli të pezullohet nga UEFA e FIFA për shkak të luftës në Gazë

20 Gusht, 2025 6:30 pm
Erë e fortë dhe dallgë, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla detare në Vlorë
Aktualitet

Erë e fortë dhe dallgë, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla detare në Vlorë

20 Gusht, 2025 6:10 pm
Humb jetën 60-vjeçari në Fier/ Ishte duke kontrolluar mjetin bujqësor, por e zë poshtë rrota e tij
Aktualitet

Durrës/ Plagosje me armë zjarri në fshatin Hamallaj

20 Gusht, 2025 5:58 pm
Para
Gazetari i Euronews për reagimin e Ramës: Po i feston kushtet si fitore

Gazetari i Euronews për reagimin e Ramës: Po i feston kushtet si fitore

Tërmeti 5.8 ballë në Pakistan, rritet bilanci i viktimave dhe dëmeve

Tërmeti 5.8 ballë në Pakistan, rritet bilanci i viktimave dhe dëmeve

Ambasadori i OSBE: Situata e krijuar, zhgënjyese! BE: Duhet dialog

Ambasadori i OSBE: Situata e krijuar, zhgënjyese! BE: Duhet dialog

TE FUNDIT

CIA: Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit po veprojnë në Bosnjë

CIA: Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit po veprojnë në Bosnjë
20 Gusht, 2025

Agjencia Qendrore Amerikane e Inteligjencës (CIA) publikoi një raport të përditësuar të sigurisë në të cilin thuhet se trupat e...

Lexo më shumë

Zhdukja e ish-zv/drejtori të AKSHI-t, reagon zyrtarisht policia

Zhdukja e ish-zv/drejtori të AKSHI-t, reagon zyrtarisht policia
20 Gusht, 2025

Policia e Shtetit ka reaguar zyrtarisht lidhur me lajmin për zhdukjen e  ish-zv.drejtorit të AKSHI-t, Daniel Shima. Sipas njoftimit të...

Lexo më shumë

SHBA sanksionin të tjerë gjyqtarë e prokurorë të Gjykatës Ndërkombëtare Penale

SHBA sanksionin të tjerë gjyqtarë e prokurorë  të Gjykatës Ndërkombëtare Penale
20 Gusht, 2025

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, vendosi të mërkurën sanksione ndaj dy gjyqtarëve dhe dy prokurorëve të Gjykatës Ndërkombëtare Penale...

Lexo më shumë

Zhduket ish-zv.drejtori i Përgjithshëm i AKSHI-t!Familjarët bëjnë denoncim në polici

Zhduket ish-zv.drejtori i Përgjithshëm i AKSHI-t!Familjarët bëjnë denoncim në polici
20 Gusht, 2025

Familjarët kanë denoncuar si person të humbur Daniel Shima, ish-zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm të AKSHI-t. Sipas tyre, kontaktin e fundit me...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com