Një 66-vjeçar është arrestuar nga policia në Kamëz. Ai ka grisur fletën e votimit, ka tentuar të marrë vulat e komisionit dhe të thyejë kutinë e votimit.
Sipas policisë në pranga ka rënë Astrit Çuçka. Ai akuzohet për veprën penale “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”
“Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas rreth orës 12:00, është paraqitur pranë QV Nr. 1567 dhe pasi ka marrë fletën e votimit, e ka grisur atë dhe ka tentuar të marrë vulat e QV dhe të thyejë kutinë e votimit. Ndërhyrja në kohë e Policisë bëri të mundur kapjen, shoqërimin dhe arrestimin e shtetasit të mësipërm”, njofton policia./ Opinion.al