Në emisionin “Opinion”, gazetarja Klodiana Lala, foli më tepër, në lidhje me hetimet e SPAK për zëvendëskryeministren Belinda Balluku.
Lala u shpreh se Balluku është nën hetim për lotin katër të Unazës së Madhe në Tiranë.Ajo shtoi se SPAK ka sekuestruar një sërë tenderash dhe se në to, mund të kemi edhe akuza të tjera, që përfshijnë zyrtarë të vendit.
“Zëvendëskryeministrja e pezulluar tashmë nga GJKKO, është e pandehur për Tunelin e Llogarasë dhe nën hetim për lotin 4 tek Unaza e Madhe. SPAK ka sekuestruar një sërë tenderësh të tjerë. Mund të kemi, përveç akuzës për shkelje të barazisë në tendera, edhe për korrupsion apo vepra të tjera penale. Tenderat, për të cilën flitet në celularin e Evis Berberit, duken të paracaktuar. Tekstet e mesazheve janë skandaloze. Një zyrtar shtetëror që shkruan në atë mënyrë është fyese”, deklaroi gazetarja Lala.
GJKKO ka ekzekutuar masat e sigurisë “pezullim nga detyra” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit” për zëvendëskryeministren Belinda Balluku.














