Pas denoncimit të Partisë Demokratike për abuzim me tenderin e ushqimeve për familjet në nevojë Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) ka marrë të pandehur tre anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave pranë Ministrisë së Mbrojtjes.
News24 raporton se janë marrë të pandehur zyrtarët Ylli Imeri, Dafina Keca dhe Andrea Dapaj, mbi të cilët rëndon akuza për shkelje të barazisë në tendera.
Kujtojmë që bëhet fjalë për tenderin për ushqime për familjet në nevojë të marrë nga Ministria e Mbrojtjes. Lidhur më hetimet mbi këtë tender është marrë në pyetje edhe vetë ministrja Xhaçka.
Sipas News24 për Olta Xhaçkën SPAK nuk gjeti asnjë fakt që të ishte e implikuar me çështjen./Opinion.al