Aktualitet

Tenderi i uniformave/ Grupi Parlamentar Demokrat kallëzon Lleshajn në SPAK


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:49 - 03/08/20 |
Opi Nion

Ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj dhe ministrja e Mbrojtjes Olta Xhacka është kallëzuar në SPAK nga Grupi parlamentar “Demokrat” në lidhje me tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit.

Në kallëzimin e Grupit Parlamentar “Demokrat” thuhet se Lleshaj ka kryer një sërë veprash penale, që kanë të bëjnë me shpërdorimin e detyrës.

Po ashtu, në këtë kallëzim theksohet se Lleshaj ka kryer disa vepra penale dhe ndaj duhet që te ndiqet nga ana e SPAK.

Grupit Parlamentar “Demokrat” e akuzon Lleshajn për  “Korrupsion Aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” , parashikuar nga neni 244;

  • “Korrupsion Aktiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose të zgjedhurve vendorë” parashikuar nga neni 245;
  • “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248;
  • “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” parashikuar nga neni 258;
  • “Korrupsion Pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” , parashikuar nga neni 259;
  • “Korrupsion Pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose të zgjedhurve vendorë” parashikuar nga neni 260;/ Opinion.al

Pas