Aktualitet

Tenderi 1.5 mln euro/ Tre zyrtarë të tjerë nga Ministria dëshmojnë në SPAK


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:41 - 06/05/20 |
Al Do

Prokuroria e Posaçme Anti-korrupsion e SPAK, ka marrë sot në pyetje tre persona të tjerë që kanë lidhje me çështjen e tenderit të ushqimeve për të cilin opozita ka kallëzuar penalisht ministren e mbrojtes Olta Xhaçka.

Konkretisht janë pyetur tre anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave në Ministrinë e Mbrojtes, Gëzim Jaçe, Ajet Maksuti dhe Erik Feta.

Ata kanë pohuar para prokurorit se e gjithë procedura ka qenë në zbatim të rregulloreve dhe ligjit.

Partia Demokratike akuzoi qeverinë dhe ministren Xheçka se ka abuzuar me tenderin, 1.5 milionë euro të ushqimeve duke ja dhënë atë pa bërë garë një kompanie e cila kishte ndryshuar subjektin e saj vetëm para një jave dhe nuk kishte ekspertizë në këtë fushë.

Të martën SPAK mori në pyetje tre anëtarë të tjerë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Ylli Imeri, Dafina Meço dhe Adriatik Dapaj.

Sipas PD në këtë tender është përdorur procedura sekrete e tenderimit për të fshehur sipas tyre shkeljet e ligjit me qëllim përfitmin nga ana e zyrtarve të qeverisë. Ministrja Xhaçka i ka mohuar këto akuza publikisht dhe ka deklaruar se është e gatshme të presë hetimin dhe gjykimin e organeve kompetente. /Opinion.al

Pas