Prokuroria i ka kerkuar zyrtarisht informacione Ministrise se Shendetesise per koncesionet qe organi i akuzes ka vene nen hetim. Grupi hetimor ne Prokurorine e Krimeve te Renda ka kërkuar te dhena edhe nga Qendra Kombetare e Regjistrimit, ne lidhje me historikun e kompanive fituese te ketyre koncesioneve.
Pritet të verifikohen të gjitha procedurat e ndjekura nga Ministria e Shëndetësisë. Prokuroria për Krimet e Rënda i ka kërkuar zyrtarisht informacion Ministrisë së Shëndetësisë në lidhje me tre koncesione të dhëna kohët e fundit. Shkresa zyrtare është dërguar një ditë pasi Prokuroria pranoi se kishte nisur kryesisht hetimet mbi procedurat e ndjekura mbi këto koncesionie.
Burime nga Krimet e Rënda thonë se janë kërkuar të dhëna të detajuara mbi procedurat që janë ndjekur per privatizimin e disa shërbimeve spitalore. Në fokus të veprimeve hetimore do të jenë edhe dosjet e kompanive private fituese të koncesioneve dhe të atyre qe moren pjesë në garë. /tvklan/