Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tenderat/ A u detyrua qeveria të ndryshojë ligjin pasi doli miku i Ballës?

2018/10/26 at 4:28 PM
në Kryesore, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Tenderat/ A u detyrua qeveria të ndryshojë ligjin pasi doli miku i Ballës?

Edmond Bego, një ish-dënuar për trafik droge është sot biznesmen dhe sipas opozitës ka përfituar edhe tendera publikë. Emri i tij u bë i njohur në shtator, kur u ndalua nga policia greke dhe më pas u lirua, pasi rezultoi se e kishte kryer dënimin. Opozita akuzoi se Bego është mik i Taulant Ballës dhe prej tij ka përfituar tendera. Taulant Balla nuk e mohoi se e ka të njohur Begon dhe familjaret e tij, por mohoi ti ketë bërë favore. Opozita vazhdoi me denoncimet, duke nxjerr të dhëna nga sistemi TIMS ku Balla dhe Bego kishin udhëtuar disa here jashtë shtetit bashkë.


Deri më tani, Kryeministri Edi Rama e ka mbrojtur Taulant Ballën, duke thënë se sulmet e PD ndaj tij janë shpifje. Edhe vetë Balla ka bërë disa padi për shpifje ndaj Bashës dhe zyrtarëve të PD-së. Por fakti është se në mesin e këtij debati për lidhje të politikanëve me njerëz të dënuar, Qeveria bën hapin e radhës: Propozon ndryshime në ligj që bëjnë të pamundur marrjen e tenderave nga persona të dënuar. Pra qeveria nuk e pranon se Bego ka marrë tendera falë Taulant Ballës, por pranon se në të ardhmen atij dhe shumë të tjerëve do u bllokohet me ligj dhënia e tenderave.

Akuzat e PD për lidhjet Balla-Bego

Deklaratë e deputetit Ervin Salianji:

Edmond Bego, miku trafikant droge me 5 emra i Taulant Ballës, nuk ka përfituar vetëm para publike në kundërshtim me ligjin – 10 milionë euro dhe 6.4 miliardë lekë në 7 muajt e fundit, por ka përfituar edhe pasuri publike.

Për shumëfishimin e pasurisë së mikut trafikant droge të Taulant Ballës janë përfshirë edhe ministrat e Edi Ramës.

Damian Gjiknuri, 3 vjet më parë, atëherë kur trafikanti i drogës Bega dhe politikani Balla u bënë miq familjarë, ka firmosur leje minerare pa garë për Edmond Begon.

Leja minerare është dhënë në zonën elektorale të Taulant Ballës, në Elbasan, njësoj si shumica e punëve të tjera publike.

Sipas lejes që ka firmosur Damian Gjiknuri, miku trafikant droge i Taulant Ballës, ka të drejtë të shfrytëzojë për 25 vjet pasuritë natyrore në interes të biznesit të tij të ndërtimit, i cili duhet të ishte tani nën sekuestro nga prokuroria.

Njësoj si për lejen minerare të firmosur nga Damian Gjiknuri, PD ka sjellë fakte dhe dokumenta që provojnë se miku trafikant i Taulant Ballës e ka shumëfishuar pasurinë duke shkelur ligjin për prokurimin publik.

Ligji skualifikon nga gara çdo ofertues, të dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për pjesëmarrje në organizata kriminale, si Edmond Bego.

Prokuroria, e cila po provon çdo ditë se i shërben krimit të organizuar të lidhur me pushtetin, po ndjek skenarin e Edi Ramës, duke mos nisur hetimet për Taulant Ballën per te provuar nëse ai ka qenë sekseri mes qeverisë dhe mikut trafikant, si dhe për këdo që ka shkelur ligjin duke i dhënë anëtarit të bandës kriminale të Lushnjës miliona euro punë publike dhe leje për shfrytëzim të pasurisë publike.

Për pasuritë e trafikantëve si Bega dhe politikanëve si Balla e Gjiknuri, drejtësia mund të vonojë, por me ligjin tonë antimafia, do të bëjmë që drejtësia të mos harrojë.

Deklarata e PD për udhëtimet Balla-Bego

Ervin Salianji: Është fakt që Taulant Balla ka lidhje me trafikantin ndërkombëtar të drogës Edmond Bega, i dënuar me 21 vjet burg në Itali. Taulant Balla nuk ka dhënë ende sqarime çfarë e lidh me të, si e krijoi miqësinë me të, si u bë Bega nga anëtar i bandës së Lushnjës, biznesmen i fuqishëm? Ka përfituar 13 mln euro fonde publike në zonën e Ballës. Sipas të dhënave të TIMS që regjistron hyrjet e daljet, Balla ka udhëtuar mbi 25 herë me Begën jashtë vendit, shpesh herë me të njëjtën makinë, me makinën e vetë Ballës AA 900 IN. Balla rezulton të ketë udhëtuar me Begën me të njëjtin avion me destinacion, Vjenën, Parisin, Korfuzin apo Malin e Zi.

Këto janë të dhëna nga TIMS.

Shqiptarët duhet të dinë sot se një udhëtim me CHARTER, kushton minimalisht 30 mijë Euro. Pra janë minimalisht 600 mijë euro udhëtime me CHARTER, vetëm për 18 dalje jashtë vendit të numrit dy të Partisë Socialiste, Taulantit nga Librazhdi.

Lexo edhe:

Qeveria ndryshon ligjin: Personat e dënuar nuk do të marrin më tendera

Etiketa: ballabegoligjitendera


Ju sugjerojmë

Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit, bllokohen disa rrugë në kryeqytet
Aktualitet

Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit, bllokohen disa rrugë në kryeqytet

7 Dhjetor, 2025 4:39 pm
Vrasja e 15-vjeçarit, bashkëmoshatarët protestë paqësore në Bulqizë
Kronikë

Vrasja e 15-vjeçarit, bashkëmoshatarët protestë paqësore në Bulqizë

7 Dhjetor, 2025 4:20 pm
Auto-Skicë
Kryesore

Një ministre, një pezullim dhe anatomia e një prove demokratike

7 Dhjetor, 2025 12:22 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 7 dhjetor 2025, zbuloni shenjat me fat

7 Dhjetor, 2025 12:11 pm
Shqiptari qëllon me thikë ish-gruan në Greqi, 50-vjeçarja shpëton duke…
Kronikë

Shqiptari qëllon me thikë ish-gruan në Greqi, 50-vjeçarja shpëton duke…

6 Dhjetor, 2025 11:09 pm
Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin, babai: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë
Aktualitet

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin, babai: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë

6 Dhjetor, 2025 8:40 pm
Qytetet në atmosferën e festave, ndizen dritat e pemëve të Krishtlindjes
Aktualitet

Qytetet në atmosferën e festave, ndizen dritat e pemëve të Krishtlindjes

6 Dhjetor, 2025 7:14 pm
Avokatja e Popullit shkon tek Erion Veliaj në burg, viziton edhe Lefter Kokën
Kronikë

SPAK tha se është njohur me aktet e dosjes, reagojnë avokatët e Veliajt

6 Dhjetor, 2025 4:27 pm
Takimet e Salianjit, Berisha: Alimehmetin e prita në zyrë, i thashë…
Kryesore

Takimet e Salianjit, Berisha: Alimehmetin e prita në zyrë, i thashë…

6 Dhjetor, 2025 2:26 pm
Berisha lexon rezolutën e IDU: Narko-shteti i Ramës rrezikon Shqipërinë dhe Europën
Kryesore

Berisha lexon rezolutën e IDU: Narko-shteti i Ramës rrezikon Shqipërinë dhe Europën

6 Dhjetor, 2025 2:14 pm
Para
Era Istrefi bashkëpunon me yllin botëror për projektin e tij më të ri

Era Istrefi bashkëpunon me yllin botëror për projektin e tij më të ri

Përgjigje z.Barka me kallash!

Përgjigje z.Barka me kallash!

Lajm i keq për shoferët në Shqipëri/ Rritet sërish siguracioni i makinave, ja sa do shkojë

Video/ Devijim i rrugës për punime, bllokohet aksi Fushë Krujë-Tiranë
















TE FUNDIT

Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit, bllokohen disa rrugë në kryeqytet

Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit, bllokohen disa rrugë në kryeqytet
7 Dhjetor, 2025

Disa segmente rrugore të kryeqytetit do të qëndrojnë sot të bllokuara për shkak të derbit të kryeqytetit, që do të...

Lexo më shumë

Vrasja e 15-vjeçarit, bashkëmoshatarët protestë paqësore në Bulqizë

Vrasja e 15-vjeçarit, bashkëmoshatarët protestë paqësore në Bulqizë
7 Dhjetor, 2025

Me pankarta në duar,  një grup të rinjsh janë mbledhur sot në qendër të qytetit të Bulqizës për të zhvilluar...

Lexo më shumë

Një ministre, një pezullim dhe anatomia e një prove demokratike

Auto-Skicë
7 Dhjetor, 2025

Nga Dr. Albatros Rexhaj Në çdo vend që nis një reformë të vërtetë kundër korrupsionit, vjen një çast kur sistemi...

Lexo më shumë

Horoskopi 7 dhjetor 2025, zbuloni shenjat me fat

Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
7 Dhjetor, 2025

Dashi Marrja e vendimeve sot do të jetë pothuajse e pamundur. Në vend që të mendoni për gjërat në kokën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com