Ina Zhupa, Zëdhënësja e Partisë Demokratike, ka akuzuar Bashkinë e Tiranës se jep tendera personave të cilët kanë raporte shoqërore me zyrtarët e bashkisë.
Zhupa ka përmendur një tender prej 450 milion lekësh për dhëndrin e Fatmir Xhafajt. Sipas saj, ai është shoku i Ditjon Baboci, që e konsideron krahun e djathtë të kryebashkiakut Veliaj.
Po ashtu, Zëdhënësja e Partisë Demokratike deklaron se gara e tenderave ku shpallet fitues Erind Bejleri, janë fiktive.
Reagimi i plotë i Ina Zhupës:
Bashkia e Veliajt, ose bashkia e tenderave shoqërore! 450 milion leke tendera per shokun e ngushte te drejtorit të Veliajt, krahut te djathte të tij, Ditjon Baboci (dhëndri i Fatmir Xhafes)!
Mjafton shoqeria e duhur edhe i ke dyert e hapura për tendera në bashkinë e Veliajt. Qytetarë të shumtë kane sinjalizuar se kompania “SON Engineering & Construction” merr tendera në Bashkinë Tiranë për shkak të njohjes dhe miqesine me rrethin shoqeror te Veliajt. Nje denoncim i tille u publikua edhe nga portali Jeta osh Qejf.
Kjo kompani qe denoncojne qytetaret ka si administrator Erind Bejlerin, i cili nga Bashkia Tirane ka përfituar gjatë 4 viteve të fundit nga buxheti i shtetit, rreth 450 milionë lekë! Mjafton nje hulumtim i thjeshte ne rrjetet sociale per te kuptuar qe grupi shoqeror mes Babocit (drejtor dhe mik i Veliajt) Fuges (drejtor i Rames dhe mik i Veliajt) dhe Bejlerit (administratori i kompanise) nuk eshte i fshehur por tejet kompakt edhe publik. Bejleri i 450 milion lek tenderave duket se i perket nje rrethi shoqeror qe frekuenton edhe Veliaj vete.
Pyetjet qe Veliaj duhet te pergjigjet para qytetareve te Tiranes jane:
Sa ka ndikuar miqesia e Bejlerit me drejtorin tend dhe rrethin tend shoqeror ne marrjen e tenderave te Bashkise Tirane?
Pse tenderat qe fiton Bejleri duken qarte me konkurrencë fiktive? A kane qene ato te paracaktuara?
A ndan pjese te shumes se tenderave me drejtorin tend apo me ty?
Dhe nje kuriozitet: A eshte Erind Bejleri edhe ideatori i ERTV?/ Opinion.al