-Jetë dhe Stil

Tendencat e make-up që duhet të provoni këtë sezon


               Publikuar në : 11:07 - 19/04/19 |
xhu lia

Gjatë këtij sezoni ka patur eksperimente të ndryshme në veshje, shpesh duke sjellë edhe tendenca nga të më ndryshmet. Diçka e njëjtë duket se po ndodh, edhe sa i përket make-up. Disa nga tendecat e tualetit që duhet të provoni patjetër janë pikërisht këto.

Ngjyrat e argjendit ose metalike

Këto ngjyra mjaft të forta nisën si trend që në vitin që lamë pas dhe mesa duket vijojnë të jenë të pranishme. Zona është më mirë ti aplikoni është padyshim tek sytë.

Buzët me shkëlqim

Trendi i buzëve me shkëlqim ka nisur në fillim në këtij viti dhe duhet patjetër që çdo vajzë të ketë në çantën e saj një buzëkuq me shkëlqim.

Kreativitet me penelin e syve

Kemi parë  modele të ndryshme të përdorimit të penelit në sy, duke nxjerrë në pah të gjithë kreativitetin. Diçka të tillë duhet ta bëni dhe ju në tualetin tuaj.

Ngjyrat e neonit

Këtë vit ngjyrat e neonit duket se janë kryefjalë, jo vetëm në veshje, por edhe në make-up. Ngjyrat rozë apo jeshile të neonit mund të duken shumë bukur në fytyrën tuaj./Opinion.al/

 

 

Pas