Deri në mesditë, i gjithë territori i vendit do të jetë në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta por pas mesditës priten vranësira më të shpeshta ku më të theksuara do të jenë në zonat Jugore dhe Juglindore duke rrezikuar reshje të izoluara dëbore. Parashikohet që kjo situatë e kthjellimeve dhe vranësirave të dendura të vijojë edhe gjatë natës.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -9°C deri në 10°C.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi verior dhe verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 4 ballë./Opinion.al