Gjatë ditës së sotme vendi ynë do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira të herë pas herëshme në zonat malore, por zona e ulëta dhe kryesisht ultësira perëndimore mbeten me kthjellime. Mesdita dhe pasditja vijojnë me kthjellime, ndërsa vranësira shfaqen në zonat veriore dhe lindore duke rrezikuar rrebeshe afat-shkurtër.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten lehtë gjatë mëngjesit dhe mesditës duke shënuar vlerat minimale dhe maksimale 9°C deri në 31°C.
Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi deri 55-60 km/h, nga drejtimi veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 5 ballë./Opinion.al