Java që lamë pas shënoi temperatura rekord, ndërsa e njëjta gjë pritet të jetë edhe në këtë fillim jave, e cila do të përshkohet nga një valë të nxehti.
Ndërkohë, në zonat perëndimore do të vijojnë të mbeten prezente temperaturat e larta, edhe pse parashikohen luhatje, gjë e cila tregohet dhe në tabelën e mëposhtme.
Ndërsa përgjatë zonave malore, kryesisht gjatë mesditës së enjte parashikohen reshje të shkurtra shiu.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë e mesatare përgjatë bregdetit gjatë orëve të mesditës. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2 dhe 3 ballë.