Dy të rinj kanë vendosur të sfidojnë temperaturat e ulëta të vendit tonë dhe të zhvishen për tu larë në Ujëvarën e Grunasit, në Theth.
Meteorologët parashikuan temperatura deri në -12 ditën e sotme në vendet malore, por si duket kjo nuk ka qenë problem për dy të rinj të cilët kanë vendosur të lahen në ujin e Ujëvarës së Grunasit.
Ashtu siç mund të shihni në pamjet e mëposhtme, ato janë me rroba banjo dhe futen në ujin e ftohtë të Ujëvarës, e cila është e rrethuar edhe me dëborën e rënë së fundmi./Opinion.al