Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Temperaturat në Kosovë pritet të tejkalojnë rekordin gati 36 vjeçar

2023/07/25 at 4:58 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Temperaturat në Kosovë pritet të tejkalojnë rekordin gati 36 vjeçar

Një raport i publikuar sot nga ekspertët në Mbretërinë e Bashkuar dhe Holandë thotë se nxehtësia ekstreme në zona të mëdha të Amerikës së Veriut, Evropës dhe Kinës, gjatë muajit korrik të këtij viti, ka shumë mundësi të jetë shkaktuar nga ndryshimet klimatike.

Në Kosovë meteorologët thonë se temperaturat përvëluese të verës mund të thyejnë rekordin prej 40.8 gradë Celsius të shënuar pothuajse 36 vjet më parë. Vala një javore e të nxehtit me temperatura mbi 35 gradë Celsius ka përfshirë mbarë Kosovën, duke zbrazur rrugët dhe lokalet.

Kosova mund të shënojë temperaturat më të larta gjatë kësaj vale të të nxehtit, ndoshta duke thyer rekordin e regjistruar në Prishtinë në vitin 2007, apo edhe rekordin kombëtar të shënuar në Prizren në vitin 1987.

Kryeqyteti i Kosovës, në vitin 2007 kishte shënuar temperaturën rekord prej 40.6 gradë Celsius.

Rekordi kombëtar në Kosovë, i shënuar para pothuajse 36 vjetësh në qytetin jugor të Prizrenit, ishte 40.8 gradë Celsius.

“Kulmi i kësaj vale do të jetë ditën e martë kur temperaturat do të rriten rreth 40 gradë, që do të sjellë ndoshta rekorde të reja në disa pjesë të vendit”, thotë meteorologu Mendim Rugova.

Zoti Rugova thotë se do të ketë gjithashtu një rrezik të shtuar të zjarreve.

Ajri i ngrohtë nga Afrika arriti në Ballkan disa ditë më parë, duke sjellë nxehtësi dhe lagështi ekstreme në të gjithë Serbinë, Kosovën, Shqippërinë, Bosnje Hercegovinën dhe Malin e Zi.

Ndryshe nga vendet fqinje në veri, Kosova nuk është goditur nga moti me stuhi dhe reshje të dendura shiu në ditët e fundit.

Mjekët në Kosovë po u bëjnë thirrje veçanërisht të moshuarve që të qëndrojnë brenda në orët e pikut të diellit.

“Temperatura e lartë dhe lagështia janë dy faktorë që mund të ndikojnë shumë në trup, veçanërisht te ata persona me probleme në zemër. Temperaturat e larta veçanërisht ndikojnë tek personat me probleme kardiake”, thotë kardiologu Artan Ahmeti.

Me rekordet e të nxehtit që po thyhen në të gjithë botën, shkencëtarët thonë se ka mundësi që viti 2023 të jetë viti më i nxehtë, që nga mesi i shekullit të 19-të.

Në të njëjtën kohë, shumë pjesë të globit po përjetojnë reshje të dendura dhe po përballen me përmbytje.

Temperaturat e larta po nxiten nga një kombinim i ndryshimeve klimatike afatgjata, të shkaktuara nga njeriu përmes djegies së qymyrit, naftës dhe gazit dhe një model moti që ndodh natyrshëm i njohur si ‘El Nino’.

‘El Nino’ është një ngrohje e përkohshme dhe e rastësishme e një pjese të Oqeanit Paqësor, që ndikon tek moti në të gjithë globin, shpesh duke lëvizur rrymat ajrore, që shkaktojnë stuhi. Ky fenomen atmosferik ndikon në ritjen e mëtejshme të temperaturave, që tanimë janë në rritje.

“Bota po bëhet më e nxehtë duke pasur valë më të gjata dhe më të shpeshta të të nxehtit se le të themi 10 apo 20 vjet më parë. Kjo është saktësisht siç parashikohet nga shkencëtarët që merren me klimën”, thotë Colleen Reid, profesore e gjeografisë në Universitetin e Kolorados, në qytetin Boulder.

Shkencëtarët thonë se shumica e rekordeve të ngrohjes që po përjeton Toka tani është pasojë e ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njeriu, pasi ‘El Nino’ filloi pak muaj më parë dhe është ende i dobët.

‘El Nino’ nuk pritet të arrijë kulmin deri në muajt e dimrit, duke shtuar shqetësimin se viti i ardhshëm do të jetë edhe më i nxehtë se viti 2023.

“Parashikimet janë, për fat të keq, që gjërat do të përkeqësohen. Ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të ndaluar përdorimin e lëndëve djegëse fosile dhe të njejtën kohë të ndihmojmë njerëzit me probleme shëndetësore para se gjërat të përkeqësohen edhe më shumë”, thotë profesorja Reid.

“Temperaturat kanë pasur pasoja të rënda për shëndetin, edhe për ata nuk janë ekspozuar në diell. Shumë janë detyruar të shkojnë të marrin kujdes mjekësor dhe këtu bëhet fjalë për persona të moshave të ndryshme, duke filluar nga fëmijët e vegjël e deri tek më të mëdhenjtë”, thotë Hysen Cervadiku, banor i Prishtinës.

Ai shton se temperaturat e larta kanë pasur ndikim të madh edhe tek rritja e çmimeve të prodhimeve bujqësore si frutat dhe perimet pasi kjo ka zvogëluar prodhimin./ VOA

Ju sugjerojmë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
Kryesore

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:02 pm
“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 6:37 pm
Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
Kryesore

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

7 Qershor, 2025 6:22 pm
Para
Kandidon për president i SHBA-v,  Guvernatori i Floridas pëson aksident

Kandidon për president i SHBA-v, Guvernatori i Floridas pëson aksident

Vodhi dy automjete dhe shkaktoi dy aksidente, 32-vjeçari doli nga spitali dhe…

Vodhi dy automjete dhe shkaktoi dy aksidente, 32-vjeçari doli nga spitali dhe...

Turqi/Po festonte fejesën, 39-vjeçarja bie nga shkëmbi dhe humb jetën

Turqi/Po festonte fejesën, 39-vjeçarja bie nga shkëmbi dhe humb jetën

TE FUNDIT

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Shqipëria përballet sot me Serbinë në një ndeshje shumë të rëndësishme në Grupin K të kualifikuesve të Botërorit 2026. Në...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Përballja Shqipëri-Serbi sapo ka nisur në stadiumin “Air Albania”. Kuqezinjtë kërkojnë me çdo kusht triumfin, në duelin direkt për vendin...

Lexo më shumë

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
7 Qershor, 2025

Pak çaste na ndajnë nga ndeshja e rëndësishme “Shqipëri-Serbi”, teksa Tv Klan ndodhet aty në fushë për t’ju dhënë çdo...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com