Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Temperaturat mund ta bëjnë botën pjesërisht të pabanueshme

2023/07/26 at 10:21 AM
në -Jetë dhe Stil, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Temperaturat mund ta bëjnë botën pjesërisht të pabanueshme

Në hemisferën veriore temperaturat e motit kanë arritur nivele të larta rekord, në vendet si Greqi, Itali,  Spanjë, Kinë, SHBA apo Japoni.


Aktualisht nga shumë vende vijnë lajme për temperatura ekstreme, bilanci i të cilave është i vështirë të bëhet.

Sipas mediave kineze, në veriperëndim të vendit ka shpërthyer një mot me nxehtësi të madhe dhe temperatura që kanë arritur 52 gradë Celsius. Në ishullin italo-jugor të Sicilisë dhe Sardenjës temperaturat pritet të arrijnë 48 gradë Celsius.

Autoritetet japoneze kanë shpallur gjendjen e alarmit për shkak të motit të nxehtë dhe i kanë bërë thirrje miliona vetëve që të mbrohen nga nxehtësia përvëluese. Në jug të SHBA ditët që vijnë pritet që 80 milionë vetë të preken nga moti i nxehtë vdekjeprurës. Temperaturat janë rritur edhe në Europë, ku bëhet e ditur se verën e kaluar në shumë vende moti ka qenë aq i nxehtë saqë ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 60 mijë vetëve.

A do të mund jetë e banueshme Toka pas ngrohjes me 2,7 gradë?

Një studim i gazetës Nature Sustainability vjen në përfundimin se pa mbrojtje të madhe të klimës në më pak se 80 vjet rreth 2 miliardë vetë do të rrezikohen nga nxehtësia ekstreme dhe vdekjeprurëse. Kjo shifër përbën 23 përqind të sasisë së popullsisë që bota pritet të ketë në atë atë kohë.

Nëse politika për klimën mbetet ajo që është dhe bota shkon drejt ngrohjes me 2,7 gradë Celsius ose më shumë, atëherë deri në vitin 2100 vende si Katari, Mali ose Burkina Faso do të bëhen të pabanueshme nga njerëzit.

Rritja e temperaturave me 2,7 gradë do ta ndryshojë nga themelet “banueshmërinë” e Tokës dhe mund të shkaktojë një “riorganizim në shkallë të gjerë të vendeve në të cilat jetojnë njerëz,” thotë autori kryesor i studimit, Tim Lenton nga Universiteti britanik i Exeter-it.

Që sot, me ngrohjen me 1,1 gradë të Tokës në krahasim me periudhën paraindustriale, valët e të nxehtit janë bërë më të shpeshta, më të forta dhe në vdekjeprurëse për miliona njerëz të botës.

Sa shumë e dëmton nxehtësia shëndetin e njeriut?

Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, (WHO), moti i nxehtë shkakton një seri sëmundjesh që mund të përfundojnë edhe me vdekje, si për shembull isolacioni dhe hipertemia. Moti me temperaturë shumë të lartë ndikon negativisht edhe në sëmundjet kronike dhe transmetimin e sëmundjeve, në cilësinë e ajrit dhe në infrastrukturat kritike, që janë organizmat bazë për ekzistencën e një shoqërie dhe ekonomie.

Të moshuarit, bebet dhe fëmijët, gratë shtatzëna, njerëzit që punojnë jashtë në natyrë, sportistë dhe të varfër rrezikohen më shumë nga rritja e temperaturave të motit.

Sipas studimit, edhe kufizimi i ngrohjes së klimës sipas objektivit të Marrëveshjes së Parisit, prej 1,5 gradë Celsius më shumë se niveli paraindustrial, do të lerë 400 milionë njerëz në mot me nxehtësi kërcënuese, sidomos në Indi, Sudan dhe Nigeri. Nëse bota arrin në rritjen e temperaturës me 2,7 gradë, atëherë vende si Filipinet, Pakistani dhe Nigeria do të preken shumë nga pasojat e motit të nxehtë dhe ndikimi i tij.

Në studimin e tyre studiueset dhe studiuesit kanë hequr dorë qëllimisht nga qasja e zakonshme e përdorur deri tani, për të modeluar ndikimet e ndryshimit të klimës sipas dëmeve ekonomike dhe jo dëmeve njerëzore.

Në vëzhgimin e pasojave të motit të nxehtë në vende të veçanta, ekipi studimor vlerëson se emisionet aktuale të gazrave që shkaktojnë efektin serë të prodhuara nga 1,2 qytetarë amerikanë, do të bëjnë që njerëzit e ardhshëm të jenë të detyruar të jetojnë në mot me temperatura ekstreme. Megjithë emisionet disproporcionale të dioksiodit të karbonit, popullsia amerikane është më pak e rrezikuar nga temperaturat e larta.

Si mund të mbrohen njerëzit nga moti shumë i nxehtë?

Studimet e mëparshme kanë treguar se qytetet janë më të rrezikuara nga moti i nxehtë për shkak të “efekteve të ngrohjes me ishuj”, ngrohjes vende vende. Ndërtesat, rrugët dhe infrastrukturat e thithin dhe e rrezatojnë ngrohtësinë diellore më shumë se sa ambienti natyror, si përshembull pyjet ose liqenet, gjë që bën që temperaturat në qytete të jenë në disa raste deri 15 gradë Celsius më të larta se sa temperaturat në zonat rurale.

Qytetet amerikane në luftë me motin shumë të nxehtë

Shtetet e Bashkuara, ku sipas studimeve të mëparshme 12 mijë vetë vdesin në vit nga nxehtësia, kanë emëruar tre ekspertë për t’u marrë me çështjet e motit të nxehtë në Fënix, në Majami dhe në Los Angeles.

Qyteti kalifornian i Los Angelesit, i cili është vlerësuar të jetë shumë i ndjeshëm ndaj katastrofave natyrore përfshirë edhe valët e motit të nxehtë, nisi kohët e fundit një fushatë për të krijuar më shumë “resilience hubs”, kabina ku mund të shkohet për t’i shpëtuar të nxehtit, duke gjetur hije dhe freski, sidomos në qytetet e vlerësuara si qytete me rrezik të lartë. Në Los Angeles ekziston ndërkohë një rrjet qendrash freskimi ngritur kryesisht në bibliotekat e qytetit, kur njerëzit mund të shkojnë për t’i shpëtuar të nxehtit. Aty po punohet po ashtu për krijimin e sistemit të paralajmërimit të hershëm për valët e motit të nxehtë.

Phoenix, një qytet në qendër të shkretëtirës Sonoran, është duke punuar me disa adaptime, përshirë ndërtimin e trotuareve freskuese që lyhen me një material ngjitës që reflekton diellin. Materiali ngjitës bën që rrugët të ngrohen disa gradë më pak se sa asfalti klasik me ngjyrë të zezë, dhe që freskia e natës të qëndrojë më gjatë.

Qyteti i Majamit në Florida ka bërë plane për fushata mbjelljesh pemësh në zonat urbane dhe ka shpenzuar miliona dollarë për vendosjen e aparateve të ajrit të kondicionuar për banorët që jetojnë në ndërtesa publike, ndërkohë që ka dhënë ndihma sociale familjeve me të ardhura të pakta, për t’i ndihmuar të paguajnë faturat e energjisë./DW

Etiketa: botai nxehtepopullsitemperatura


Ju sugjerojmë

SHBA i kërkon Evropës dhe Kanadasë të forcojnë forcat ajrore dhe detare të NATO-s
Bota

SHBA i kërkon Evropës dhe Kanadasë të forcojnë forcat ajrore dhe detare të NATO-s

4 Qershor, 2026 5:32 pm
Botërori 2026/ Qyteti Meksiko paralizohet nga protesta, 1 javë para ndeshjes hapëse
Sport

Botërori 2026/ Qyteti Meksiko paralizohet nga protesta, 1 javë para ndeshjes hapëse

4 Qershor, 2026 4:21 pm
SPAK zgjeron hetimet ndaj Ballukut, i shton akuza të reja
Kronikë

SPAK zgjeron hetimet ndaj Ballukut, i shton akuza të reja

4 Qershor, 2026 3:15 pm
Resorti në Zvërnec, hiqet rrethimi nga zona ku pritet të bëhet ndërtimi
Aktualitet

Resorti në Zvërnec, hiqet rrethimi nga zona ku pritet të bëhet ndërtimi

4 Qershor, 2026 3:11 pm
Igli Tare në SPAK, 5 orë e gjysmë marrje në pyetje
Kronikë

Igli Tare në SPAK, 5 orë e gjysmë marrje në pyetje

4 Qershor, 2026 3:06 pm
Djali i Joe Biden: Kushner e Ivanka Trump po ndërtojnë parajsë private në Shqipëri
Aktualitet

Djali i Joe Biden: Kushner e Ivanka Trump po ndërtojnë parajsë private në Shqipëri

4 Qershor, 2026 2:48 pm
Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës në Shqipëri
Aktualitet

Bordi i Transparencën ndryshon sërish çmimin e karburanteve

4 Qershor, 2026 2:44 pm
VIDEO/ Zvërneci, Braçe pas deklaratës së Ramës: Transparencë, asgjë tjetër
Politikë

VIDEO/ Zvërneci, Braçe pas deklaratës së Ramës: Transparencë, asgjë tjetër

4 Qershor, 2026 2:37 pm
Kim Jong Un inspekton centralin e ri bërthamor, planifikon rritje të prodhimit
Bota

Kim Jong Un inspekton centralin e ri bërthamor, planifikon rritje të prodhimit

4 Qershor, 2026 2:33 pm
Hezbollahu refuzon armëpushimin e SHBA me Izraelin
Bota

Hezbollahu refuzon armëpushimin e SHBA me Izraelin

4 Qershor, 2026 2:18 pm
Para
Zjarret vdekjeprurëse në botë kanë vrarë më shumë se 40 persona

Zjarret vdekjeprurëse në botë kanë vrarë më shumë se 40 persona

Partia Socialiste mbledh sot Asamblenë Kombëtare

Partia Socialiste mbledh sot Asamblenë Kombëtare

FMN: Pezullimi i marrëveshjes së grurit mund të rrisë me 10 -15 % çmimet e grurit

FMN: Pezullimi i marrëveshjes së grurit mund të rrisë me 10 -15 % çmimet e grurit
















TE FUNDIT

SHBA i kërkon Evropës dhe Kanadasë të forcojnë forcat ajrore dhe detare të NATO-s

SHBA i kërkon Evropës dhe Kanadasë të forcojnë forcat ajrore dhe detare të NATO-s
4 Qershor, 2026

SHBA-të presin që aleatët evropianë të NATO-s dhe Kanadaja të rrisin me shpejtësi numrin e aeroplanëve dhe anijeve me dhe...

Lexo më shumë

Botërori 2026/ Qyteti Meksiko paralizohet nga protesta, 1 javë para ndeshjes hapëse

Botërori 2026/ Qyteti Meksiko paralizohet nga protesta, 1 javë para ndeshjes hapëse
4 Qershor, 2026

Shpërthen sërish kaosi në Qytetin e Meksikos, pikërisht një javë nga fillimi i kampionatit botëror të futbollit. Në vend kanë...

Lexo më shumë

SPAK zgjeron hetimet ndaj Ballukut, i shton akuza të reja

SPAK zgjeron hetimet ndaj Ballukut, i shton akuza të reja
4 Qershor, 2026

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njoftoi sot zyrtarisht se ka zgjeruar hetimet ndaj ish/zëvendëskryeministres dhe ish-ministres...

Lexo më shumë

Resorti në Zvërnec, hiqet rrethimi nga zona ku pritet të bëhet ndërtimi

Resorti në Zvërnec, hiqet rrethimi nga zona ku pritet të bëhet ndërtimi
4 Qershor, 2026

Gardhi me tela me gjemba që rrethoi kantierin ku pritet të ndërtohet resorti luksoz në Zvërnec, është hequr. Ishte ai rrethim...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}