Temperaturat e larta të cilat kanë përfshirë Arktikun ditët e fundit kanë shkaktuar zjarre në disa zona pranë Rusisë.
Vatrat e zjarrit janë të mëdha, ato kanë djegur një sipërfaqe të madhe me pyje dhe imazhet e tyre janë kapur dhe nga satelitët.
Sipas fotove që vijnë nga Programi i Bashkimit Europian i Monitorimit të Tokës, vatrat e zjarrit janë regjistruar në rajonin e Jakutia, i cili konsiderohet dhe si një nga zonat më të ftohta dhe të pabanuara në planet./ Opinion.al