Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Temperaturat e larta shkaktojnë pasoja negative tek Shkëmbinjtë e Mëdhenj Koralorë në Australi

2024/12/15 at 8:16 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Temperaturat e larta shkaktojnë pasoja negative tek Shkëmbinjtë e Mëdhenj Koralorë në Australi

Temperaturat e ujit rreth Shkëmbinjve të Mëdhenj Koralorë në Australi janë në nivelin më të lartë në 400 vitet e fundit, sipas një studimi të ri.


Rritja e temperaturave të detit në atë zonë ka të ngjarë të jetë rezultat i ndryshimeve klimatike të nxitura nga veprimet e njerëzve dhe po shkakton çngjyrosjen e koraleve dhe zhveshjen e tyre nga algat.

Shkëmbinjtë koralorë janë mes mjediseve detare më të bukura dhe të larmishme. Shkëmbinjtë e Mëdhenj Koralorë të Australisë janë sistemi më i madh i këtij lloji dhe ndoshta më i famshmi. Ai shtrihet në një hapësirë të madhe sa afro sipërfaqja e Italisë dhe mund të shihet nga hapësira si struktura më e madhe e vetme e përbërë nga organizma të gjallë.

Në vitin 1981 këtij sistemi iu dha statusi i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, gjë që konfirmoi rëndësinë e tij. Por vitet e fundit, këta shkëmbinj i janë nënshtruar një çngjyrosjeje masive të nxitur nga rritja e temperaturave të ujit.

Një raport i botuar në revistën Nature po përdor të dhënat e skeleteve të koraleve për të përftuar të dhëna të sakta për këtë dukuri. Kolonitë e koraleve janë shumë të ndjeshme ndaj ndryshimeve të mjedisit dhe mund të jetojnë për qindra vjet. Prandaj seletet e tyre mund të shërbejnë si sistem regjistrimi për kushtet e ujit.

Benjamin Henley është profesor i Universitetit të Melburnit dhe anëtar nderi në Universitetin e Uollongongut në Australi. Ai dhe kolegët e tij kanë mbledhur të dhënat e temperaturës së sipërfaqes së detit nga viti 1618 deri në 1995 duke përdorur kampionë të bazës së koraleve nga rajonet e Detit Koralor dhe Paqësorit Jugperëndimor. Këto të dhëna janë kombinuar me temperaturat e regjistruara të sipërfaqes së detit nga viti 1990 deri në vitin 2024.

Hulumtimi i tyre identifikoi temperatura të qëndrueshme të detit para vitit 1900, por vëzhgoi një ngrohje mesatare vjetore prej 0.12 Celsius për dekadë nga viti 1960 deri në 2024

“Ne po përpiqemi të vlerësojmë pasojat e këtyre zbardhjeve masive të koraleve. Shkëmbinjtë e Mëdhenj Koralorë janë të mëdha sa Italia, kështuqë bëhet fjalë për pasoja masive, dhjetë herë më të mëdha se sa ciklonet më ekstreme tropikale. Pra është një zonë jashtëzakonisht e gjerë dhe ndikimi mund të jetë katastrofik, prandaj po e studiojmë me kaq kujdes”, thotë Prof. Henley.

Studiuesit po përqendrohen në muajt më të nxehtë të verës midis janarit dhe marsit dhe zbuluan se në vitet e fundit të zbardhjes masive të koraleve (2016, 2017, 2020, 2022 dhe 2024) temperatura e detit ishte dukshëm më e lartë se në çdo vit para vitit 1900. Këto vite ishin gjithashtu pesë nga gjashtë vitet më të nxehta që ka përjetuar rajoni në katër shekujt e fundit.

Studimi sugjeron gjithashtu se shkalla e ngrohjes pas vitit 1900, mund t’u atribuohet veprimeve njerëzore.

“Rreziku se mund ta humbasim këtë pasuri, ose të paktën në formën aktuale, shpresoj të jetë një kambanë alarmi për qeveritë në mbarë botën se duhet të bëjmë shumë më tepër dhe duhet të ndërmarrim veprime të koordinuara globale”, thotë Prof. Henley.

Në Universitetin e Laikasterit në Britani, profesori i Paleobiologjisë Jens Zinke po analizon një kampion të koraleve që i është dërguar nga Australia. Profe. Zinke nuk është pjesë e studimit, por të dhënat e tij janë përdorur nga Prof. Henley në hulumtimet e tij. Korali nuk ka ngjyrat e ndezura të fundit të oqeanit dhe Prof. Zinke mund të identifikojë shenja treguese të stresit shkaktuar nga episodet ekstreme të motit.

“Koralet janë sensorë të përsosur të oqeanit. Kështu që ato luajnë rolin e instrumentave nënujore. Ato janë në fakt sensorë të gjallë që qëndrojnë nën oqean për qindra vjet dhe regjistrojmë gjithçka që u ka ndodhur për shekuj me radhë, gjatë ekzistencës së tyre”, thotë ai.

Jo të gjitha koralet preken njëlloj nga rritja e temperaturave të detit dhe koralet në përgjithësi kanë treguar aftësi të jashtëzakonshme për t’iu përshtatur ndryshimeve, por profesor Zinke është i shqetësuar nga prirjet aktuale.

“Nëse vazhdon kjo prirje dhe nëse njerëzit nuk ndryshojnë mënyrën e jetesës, patjetër do të shohim më shumë valë nxehtësie. Po i shohim më shpesh dhe në 20-30 vitet e fundit, këto valë të nxehti të skajshme po ndodhin më shpesh dhe koralet kanë më pak kohë të ripërtërihen”, thotë ai.

Studiuesit parashikojnë se edhe nëse ngrohja globale qëndron nën nivelin e objektiveve të Marrëveshjes së Parisit, 70-90 për qind e koraleve në të gjithë globin mund të zhduken dhe se shkëmbinjtë koralorë në të ardhmen do të jenë më pak bio-të larmishme për shkak të këtyre prirjeve të rritjes së vazhdueshme të temperaturave./VOA



Ju sugjerojmë

SHBA-të dhe Irani shkëmbejnë sulme në Gjirin Persik
Bota

SHBA-të dhe Irani shkëmbejnë sulme në Gjirin Persik

6 Qershor, 2026 10:28 pm
Trump krijon video me inteligjencë artificiale: Kudo që shkoj, të gjithë më duan
Bota

Trump krijon video me inteligjencë artificiale: Kudo që shkoj, të gjithë më duan

6 Qershor, 2026 9:25 pm
“Rama jep dorëheqje”, shtohet numri i qytetarëve në protestën para Kryeministrisë
Aktualitet

“Rama jep dorëheqje”, shtohet numri i qytetarëve në protestën para Kryeministrisë

6 Qershor, 2026 9:15 pm
“Zvërneci”/ Rama del me një shënim të gjatë: E vërteta e protestave dhe qëndrimi ynë
Aktualitet

“Zvërneci”/ Rama del me një shënim të gjatë: E vërteta e protestave dhe qëndrimi ynë

6 Qershor, 2026 9:11 pm
“Çohuni nga kafja” qytetarët protestojnë edhe në Fier
Aktualitet

“Çohuni nga kafja” qytetarët protestojnë edhe në Fier

6 Qershor, 2026 8:26 pm
Protesta/ Qytetarët e diasporës-Ramës:Na përzunë ndër vite, sot do të përzëmë ne ty
Aktualitet

Protesta/ Qytetarët e diasporës-Ramës:Na përzunë ndër vite, sot do të përzëmë ne ty

6 Qershor, 2026 7:54 pm
Zvërneci/ Dita e 7 e protestës, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë
Aktualitet

Zvërneci/ Dita e 7 e protestës, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë

6 Qershor, 2026 6:31 pm
UNESCO shpall Liqenin e Shkodrës Rezervë të Re të Biosferës Botërore
Aktualitet

UNESCO shpall Liqenin e Shkodrës Rezervë të Re të Biosferës Botërore

6 Qershor, 2026 6:16 pm
Presidenti libanez: Irani po na përdor në negociatat me Trumpin
Bota

Presidenti libanez: Irani po na përdor në negociatat me Trumpin

6 Qershor, 2026 5:12 pm
Rama ndan foto nga resorti në Katar: E ndërtoi i njëjti brand që do bëjë Zvërnecin
Aktualitet

Rama ndan foto nga resorti në Katar: E ndërtoi i njëjti brand që do bëjë Zvërnecin

6 Qershor, 2026 4:45 pm
Para
U ekzekutua me armë zjarri në atentatin në Athinë, publikohet fotoja e viktimës

U ekzekutua me armë zjarri në atentatin në Athinë, publikohet fotoja e viktimës

Rama drejt Brukselit për negociatat/ Kryeministri pjesëmarrës edhe në samitin me liderët e BE-së

Rama drejt Brukselit për negociatat/ Kryeministri pjesëmarrës edhe në samitin me liderët e BE-së

Sipërmarrësi Elton Ilirjani takon Parashqevi Simakun: Do të këndojë sërish për publikun shqiptar

Sipërmarrësi Elton Ilirjani takon Parashqevi Simakun: Do të këndojë sërish për publikun shqiptar
















TE FUNDIT

SHBA-të dhe Irani shkëmbejnë sulme në Gjirin Persik

SHBA-të dhe Irani shkëmbejnë sulme në Gjirin Persik
6 Qershor, 2026

Armëpushimi i brishtë mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit është vënë sërish në provë, pasi forcat amerikane goditën dronë dhe...

Lexo më shumë

Trump krijon video me inteligjencë artificiale: Kudo që shkoj, të gjithë më duan

Trump krijon video me inteligjencë artificiale: Kudo që shkoj, të gjithë më duan
6 Qershor, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka goditur përsëri me një video të re propagandistike për të lartësuar pranimin e tij...

Lexo më shumë

“Rama jep dorëheqje”, shtohet numri i qytetarëve në protestën para Kryeministrisë

“Rama jep dorëheqje”, shtohet numri i qytetarëve në protestën para Kryeministrisë
6 Qershor, 2026

Ndryshe nga protestat politike, të cilat me kalimin e kohës humbasin pjesëmarrës dhe besueshmëri për shkak të zhgënjimit ndaj lidershipit...

Lexo më shumë

“Zvërneci”/ Rama del me një shënim të gjatë: E vërteta e protestave dhe qëndrimi ynë

“Zvërneci”/ Rama del me një shënim të gjatë: E vërteta e protestave dhe qëndrimi ynë
6 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi të gjatë në platformën "X" lidhur me protestat kundër projektit të përfolur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}