Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Temperaturat e larta në Evropë, rritet numri i viktimave në Spanjë

2025/07/03 at 1:36 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Temperaturat e larta në Evropë, rritet numri i viktimave në Spanjë

Të paktën 102 persona kanë vdekur në valën e parë ekstreme të të nxehtit të vitit që filloi të shtunën e kaluar në Spanjë. Kjo është raportuar nga Sistemi i Monitorimit të Vdekshmërisë Ditore të vendit, ndërsa alarmi për nxehtësinë mbytëse vazhdon në 12 nga 17 rajonet e Spanjës me paralajmërime për temperatura ekstreme, sipas agjencisë shtetërore meteorologjike Amet në faqen e saj të internetit. Në provincat e Andaluzisë, si Kordoba, Sevilja dhe Jaén, në jug të Gadishullit Iberik, ku alarmi është portokalli, për rrezik të konsiderueshëm, termometri do të kalojë 42 gradët. Ndërsa i nxehti anormal vazhdon të marrë viktima, të paktën 4 në 48 orët e fundit, Amet parashikon temperatura maksimale midis 38° dhe 39° në rajonin verior të Castile dhe Leon.


Vdekje edhe në Itali, alarmi i kuq vijon në 20 rajone

Italia paralajmëroi temperatura ekstreme në 20 qytete të premten dhe 15 të shtunën. Fundjava që po vjen do të karakterizohet nga nxehtësia e madhe në të gjithë Italinë. Buletini i valës së të nxehtit të Ministrisë së Shëndetësisë, thotë se dita më kritike do të jetë e premtja, 4 korrik, kur qytetet me “alarm të kuq” (alarm niveli 3, më i larti) do të jenë 20, dy më shumë se e enjtja. Të shtunën, 5, qytetet me “alarm të kuq” do të bien në 15 ndërsa temperaturat maksimale do të mbeten shumë të larta, veçanërisht ato të perceptuara. Të mërkurën në Itali u shënuan 4 viktima. Dy burra humbën jetën në plazh në Sardenja, një i vdekur u shënua në zonë urbane dhe i katërti në një autostradë. Italia ashtu si shtete të tjera ka miratuar protokollin e vapës, i cili ndalon punën nga ora 12.30 pas mesdite deri në orën 16. Në Milano temperatura e matur e tokës gjatë një episodi shënoi 47.5 gradë celcius.

Zjarr masiv në Kretë, evakuohen 5 mijë persona

Rreth 5,000 persona, kryesisht turistë, janë evakuuar nga rajoni i Lasithit në ishullin grek të Kretës për shkak të një zjarri pyjor që shpërtheu të enjten dhe që ka qenë jashtë kontrollit që nga e hëna. Pesë qytete bregdetare janë evakuuar deri më tani. Rreth 230 zjarrfikës me 46 automjete dhe 13 pajisje ecjeje po operojnë në zonë, të vendosur në Kretën lindore, ndërsa 10 helikopterë dhe cisterna po shpërndajnë ujë për të kontrolluar flakët. Disa shtëpi në zonë janë prekur nga flakët, sipas nënkryetar i bashkisë së Ierapetrës. Katër persona janë shtruar në spital me probleme me frymëmarrjen, ndërsa në disa raste autoritetet kanë ndërhyrë për të shpëtuar njerëzit e bllokuar në shtëpitë e tyre. Në qytetin Ayia Fotia, i cili u evakuua gjithashtu, dy persona të bllokuar në një plazh u shpëtuan nga një varkë private me ndihmën e Rojës Bregdetare. Zjarri shpërtheu dje pasdite pranë qytetit bregdetar të Ayia Fotia dhe u përhap me shpejtësi në perëndim përgjatë bregdetit, i nxitur nga erërat e forta.

Turqi, dy zjarre dolën jashtë kontrollit pranë Izmirit
Dy vatra masive zjarri shpërthyen të enjten në provincën e Izmirit, të nxitura nga erërat që po e ndërlikojnë punën e zjarrfikësve, sipas autoriteteve lokale. “Erërat e forta po e bëjnë të vështirë shuarjen e zjarreve në Izmir”, tha Drejtoria Pyjore e Turqisë në X, ndërsa aeroplanët dhe helikopterët e shuarjes së zjarreve rifilluan operacionet në agim. Banorët në të paktën pesë lagje pranë dy zjarreve në të dyja anët e qytetit të Izmirit, njëri në lindje dhe tjetri në perëndim pranë vendpushimit bregdetar të Çeşmesë (80 km larg), janë evakuuar si masë paraprake, por nuk janë raportuar viktima. Imazhet e postuara në internet të zjarrit në Çeşme tregojnë qiellin e errësuar nga re të mëdha tymi dhe flakë që përplasen në majat e pemëve.

UNICEF: Deri në vitin 2050, 2.2 miliardë fëmijë të ekspozuar ndaj valëve të shpeshta të të nxehtit»

UNICEF tha se deri në vitin 2050, pothuajse të gjithë fëmijët në botë, afërsisht 2.2 miliardë, do të ekspozohen ndaj valëve të shpeshta të të nxehtit. Stresi nga i nxehti është një shkak i drejtpërdrejtë i vdekshmërisë foshnjore dhe mund të ndikojë në rritjen e fëmijëve dhe të shkaktojë një sërë sëmundjesh pediatrike. Qytetet evropiane janë gjithnjë e më të nxehta: pothuajse gjysma e shkollave në qytetet evropiane ndodhen në ‘ishuj nxehtësie’, që vënë në rrezik mirëqenien e vajzave, djemve dhe adoleshentëve, ndërsa afërsisht një shkollë në dhjetë ndodhet në zona të prekura nga përmbytjet.



Ju sugjerojmë

PD kërkon debat në Kuvend për programin qeverisës
Kryesore

PD kërkon debat në Kuvend për programin qeverisës

26 Shtator, 2025 2:35 pm
Moldavia akuza Rusisë, paguan priftërinj ortodoksë për të ndikuar në zgjedhje
Bota

Moldavia akuza Rusisë, paguan priftërinj ortodoksë për të ndikuar në zgjedhje

26 Shtator, 2025 2:14 pm
Trump urdhëron nisjen e hetimeve për Fondacionin Soros
Bota

Trump urdhëron nisjen e hetimeve për Fondacionin Soros

26 Shtator, 2025 1:56 pm
Edlira Çepani në garë për Bashkinë e Tiranës? Flet Berisha: Kam ngritur…
Kryesore

Edlira Çepani në garë për Bashkinë e Tiranës? Flet Berisha: Kam ngritur…

26 Shtator, 2025 1:09 pm
Këshilltari i Sarkozy i kërkon Macron-it të falë ish-presidentin
Bota

Këshilltari i Sarkozy i kërkon Macron-it të falë ish-presidentin

26 Shtator, 2025 12:43 pm
Tjetër alarm për dron në Danimarkë, mbyllen disa orë dy aeroporte
Bota

Tjetër alarm për dron në Danimarkë, mbyllen disa orë dy aeroporte

26 Shtator, 2025 12:37 pm
U lirua me kusht, Salianji paraqitet për herë të fundit në Shërbimin e Provës
Aktualitet

U lirua me kusht, Salianji paraqitet për herë të fundit në Shërbimin e Provës

26 Shtator, 2025 11:28 am
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Politikë

Trump kërkon që FIFA dhe UEFA mos përjashtojnë Izraelin nga eventet e futbollit

26 Shtator, 2025 10:47 am
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Trump përshkallëzon luftën tregtare/Tarifa të reja për barnat, kamionët dhe mobiljet

26 Shtator, 2025 10:23 am
Zbardhja e vrasjes së Klevis Lleshit, RENEA kontrolle te lokali i autorit të dyshuar
Kronikë

Zbardhja e vrasjes së Klevis Lleshit, RENEA kontrolle te lokali i autorit të dyshuar

26 Shtator, 2025 10:17 am
Para
Policia serbe largon bllokadat pas një nate të tensionuar në Beograd dhe në Novi Sad

Policia serbe largon bllokadat pas një nate të tensionuar në Beograd dhe në Novi Sad

Gjermania synon marrëveshje me talebanët për dëbimin e emigrantëve

Gjermania synon marrëveshje me talebanët për dëbimin e emigrantëve

Goditet grupi i Suel Çelës, SPAK i sekuestron mbi 4 mln € pasuri në Itali.Zbulohet..

Goditet grupi i Suel Çelës, SPAK i sekuestron mbi 4 mln € pasuri në Itali.Zbulohet..
















TE FUNDIT

PD kërkon debat në Kuvend për programin qeverisës

PD kërkon debat në Kuvend për programin qeverisës
26 Shtator, 2025

PD kërkon një mocion me debat në parlament për prioritet e shpallura të Qeverisë në programin politik të saj, si...

Lexo më shumë

Moldavia akuza Rusisë, paguan priftërinj ortodoksë për të ndikuar në zgjedhje

Moldavia akuza Rusisë, paguan priftërinj ortodoksë për të ndikuar në zgjedhje
26 Shtator, 2025

Moldavia, një vend që fitoi pavarësinë nga BRSS në vitin 1991, thuhet se është përsëri nën presion të fortë nga...

Lexo më shumë

Trump urdhëron nisjen e hetimeve për Fondacionin Soros

Trump urdhëron nisjen e hetimeve për Fondacionin Soros
26 Shtator, 2025

Administrata e presidentit Donald Trump ka nisur një fushatë të re ligjore kundër Fondacionit Shoqëria e Hapur, të financuar nga...

Lexo më shumë

Edlira Çepani në garë për Bashkinë e Tiranës? Flet Berisha: Kam ngritur…

Edlira Çepani në garë për Bashkinë e Tiranës? Flet Berisha: Kam ngritur…
26 Shtator, 2025

Gjatë konferencës për shtyp, kreu i PD-së, Sali Berisha u pyet nëse Edlira Çepani, bashkëshortja e të ndjerit, Gerti Bogdani...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com