Temperaturat e larta kanë rezultuar fatale për një 77 vjeçar nga Kuçova.
Ai është gjetur pa ndjenja në rrugë, nga kalimtarë të rastit. Pasi është dërguar me urgjencë në Spitalin e Beratit, mjekët kanë deklaruar se 77-vjeçari Ferit Kuçi kishte mbërritur pa shenja jete në spital.
Nga ekzaminimi mjekoligjor, është konstatuar se vdekja ka ardhur si pasojë se “kardiomiopisë së dilatuar” e quajtur ndryshe “zmadhimi i zemrës”.
Kjo simptomë prek të sëmurët kronikë me zemër dhe shkaktohet si rezultat i dehidratimit, i cili në rastin e viktimës ka ardhur nga temperaturat e larta.
Ditët e fundit vendi është prekur nga një valë e të nxehtit afrikan, dhe kudo janë regjistruar temperature deri në 40 gradë Celsius. Për shkak të puseve të naftës, në Kuçove ky efekt është rënduar edhe më shumë dhe siç raportohet, termometri ka regjistruar 41 gradë Celsius. /Opinion.al