Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar ditën e sotme në fshatin Tragjas në Vlorë pas zjarrit në malin Dukat.
Bëhet me dije se forcat zjarrfikëse ndodhet në vendngjarje për të bërë të mundur neutralizimin e flaktëve.
Ndërkohë nga naa tjetër kujtojmë se të martën Ministria e Mbrojtjes bëri thirrje për gatishmëri për shkak të situatës së krijuar nga zjarret në vendin tonë.
Ditët e fundit temperaturat e larta të të nxehtit afrikan kanë përfshirë edhe vendin tonë, në këtë kuadër Ministria ka kërkuar që strukturat e gjendjes civile të jenë me prezencë të shtuar në zonat ku ka rrezik më të lartë./Opinion.al