Aktualitet

Temperaturat do të vijnë në rritje, parashikimi i motit për sot


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:20 - 14/09/21 |
Opi Nion

Gjatë ditës së sotme vendi ynë do të jetë nën ndikimin e presionit të larte atmosferik duke kushtëzuar mot të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit. Përjashtim bëjnë zonat malore ku do të ketë kalime vranësirash të lehta. Pjesa e dyte e ditës sjellë vranësira të pakta nëpër të gjithë vendin, situatë e cila do të mbetet dominante edhe gjatë natës.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 32°C.

Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Perëndimor duke krijuar në det dallgëzim të ulët./Opinion.al

Pas