Gjatë ditës së sotme, territori shqiptar mbetet në kushte të qëndrueshme atmosferike, ku zonat e ulëta do të vijojnë të kenë një mot me kthjellime ndërsa kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme do të ketë në zonat malore përgjatë kufirit Lindor.
E njëjta situatë e qëndrueshme meteorologjike do të vijojë në mbrëmje dhe gjatë natës.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes, por rënie të lehtë do të sjellë mesdita duke luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 13°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi permanent verior duke krijuar në det dallgëzim 1 – 2 ballë./Opinion.al