Aktualitet

Temperaturat arrijnë 32 gradë C, parashikimi i motit për sot


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:17 - 23/05/22 |
Opi Nion

Qarkullimi i masave ajrore nga Jugu i Europës do të diktojë kushtet e motit në vendin tonë duke sjellë mot të kthjellët dhe të nxehtë.

Parashikohet që orët e pasdites të sjellin kalime vranësirash të lehta në bregdet dhe zonat e ulëta por vranësira me të dukshme në zonat malore duke sjellë rrebeshe afat-shkurtra shiu në ekstremin verilindor.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të larta si në mëngjes dhe në mesdite duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 32°C.

Era do te fryje e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzim deri në 3 ballë.

Pas