Situata meteorologjike në vendin tonë vijon me kthjellime, ndërkohë që me ngrica do të jetë kryesisht gjysma lindore e Shqipërisë. Parashikohet që këto kushte atmosferike të na shoqërojnë gjatë mbrëmjes dhe deri mëngjesin pasardhës.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes ndërsa mesdita mbetet e pa ndryshuar duke luhatur ekstremumet ditore nga -6°C deri në 13 °C.
Era do të fryjë e lehtë duke arritur shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgë 2-3 ballë./Opinion.al