Gjatë ditës së sotme territori shqiptar në pjesën më të madhe mbetet në mbizotërimin e motit te qëndrueshëm, ku në orët e para të ditës do të sjellin kthjellime dhe vranësira të lehta në zonat malore.
Por gjatë mesditës dhe pasdites vranësirat do te shtohen duke krijuar mundësi të pakta për reshje të izoluara në zonat e thella malore.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 40°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 – 4 ballë./Opinion.al