Aktualitet

Temperatura deri në 25 gradë, parashikimi i motit për sot


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:21 - 11/05/22 |
Opi Nion

Gjatë ditës së sotme kthjellimet dominojnë territorin shqiptar deri në mesditë kur priten kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë territorin, më të theksuara në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore.

Po ashtu, edhe pasditja vijon me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në Ultësirën Perëndimore ndërsa bëhen më të dukshme vranësirat në zonat malore, por nuk priten reshje.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 25°C.

Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor duke krijuar në brigjet det dallgëzim mbi 3 ballë./Opinion.al

Pas