Vendi ynë prej disa ditësh ndodhet në ndikimin e një qendre anticiklonare e zhvilluar në rajonin e Mesdheut, duke bërë që të jemi në dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave te pakta në një pjesë të mirë të vendit. Por në intervale të shkurtra kohore pritet që vranësirat të bëhen më të dukshme përgjatë kufirit Lindor.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 25°C.
Era do të fryjë kryesisht e lehtë me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Jugor Jugperëndimor duke sjell në det dallgëzim 2 ballë.