Aktualitet

Temperatura deri në 24°C, parashikimi i motit për sot


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:18 - 15/04/22 |
Opi Nion

Gjatë dites së sotme, vendi ynë do të jetë në ndikimin e presionit të lartë atmosferik i vendosur mbi Ballkanin Perëndimor, duke sjellë mot të kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare.

Pritet që nën dominimin e kthjellimeve në një pjesë të mirë të ditës të jetë Ultësira Perëndimore, ndërsa kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të ketë përgjatë shtrirjes lindore.    

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 24°C.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë 30 km/h nga drejtimi Jugperëndimor, për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të krijohet dallgëzim mbi 2 ballë./Opinion.al

Pas