Ultësira perëndimore gjatë paradites do të vijojë të ketë një mot të kthjellët dhe vranësira të lehta por me alternime kthjellimesh dhe vranësirash disi më të shpeshta paraqiten zonat malore.
Parashikohet që orët e pasdites të sjellin vranësira më të dendura ku më të theksuara vranësirat do të jenë në veri dhe pjesërisht në zonat qëndrore të territorit.
Të njëjtat kushte atmosferike do të na shoqërojnë edhe gjatë natës.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në mëngjes, por mesdita sjellë rënie të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 15°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi kryesisht verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.