Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Temat e shëndetit seksual, ende tabu në Maqedoninë e Veriut

2024/12/05 at 9:30 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Temat e shëndetit seksual, ende tabu në Maqedoninë e Veriut

Interneti është platforma ku të rinjtë e Maqedonisë së Veriut marrin më së shumti informacionet rreth edukimit seksual dhe riprodhimit. Por sa të sigurta dhe të shëndetshme janë këto informacione?


Sara Saiti ishte 12 vjeç kur nisi të kërkojë në internet informacione mbi trupin dhe shëndetin riprodhues. As ajo, dhe as bashkëmoshatarët e saj në Tetovë të Maqedonisë së Veriut, nuk informoheshin siç duhet gjatë orëve mësimore në lidhje me temën.

Edukimi gjithëpërfshirës seksual nuk është përcaktuar të jetë lëndë e posaçme në kurrikulën mësimore, prandaj dijet mbi shëndetin seksual dhe riprodhues, teorikisht duhet të mësohen në lëndën e biologjisë. Fillimisht në shkollë fillore, e më pas në të mesmen. Por në praktikë, duket se nuk funksionon siç duhet në këtë vend dhe në shumë vende të tjera të Ballkanit.

“Asokohe, kur ishim adoleshentë, erdhi koha që mësuesi të na shpjegonte se si ndodh fertilizimi i vezës dhe krijimi i fetusit. Por ajo çka na u tha ishte se ‘Për të pasur reaksion, duhet të ketë aksion’. Dhe e mbylli me kaq”, thotë për DW-në Sara, sot 21 vjeç. I njëjti mësues, kujton ajo, i detyronte që mbi bluzën me krahë të shkurtër, vajzat të hidhnin gjithmonë supeve një xhaketë, për të mbuluar trupin.

Por duket se sikleti për mësuesit, të cilëve u duhej të shpjegonin tema të tilla, vijoi edhe më pas.

“Edhe mësuesja e re na shpjegoi me shumë hezitim ciklin menstrual dhe shtatzëninë. Ishte shumë zhgënjyese, sepse ajo nuk arriti ta menaxhojë talljen e moshatarëve të mi dhe të na e normalizojë temën”, thotë Sara. Për djemtë e klasës, ishte e ndaluar të bënin pyetje në orët mësimore. Përgjigjja ishte: “Këto do t’i mësoni nga gruaja e ardhshme”.

Me kalimin e viteve, Sara kuptoi se shmangia e këtyre temave nuk kishte të bënte me raste të izoluara, por me një fenomen që për fat të keq, konsiderohej krejtësisht normal.

“As në shkollë të mesme nuk folëm për edukimin seksual. Por kësaj here nuk kishte turp, por mosinteresim. Shumica nuk kishim interes ndaj edukimit seksual si pasojë e mbiekspozimit në internet. As diskutimet për erotikën në letërsi nuk na bënin përshtypje.”

Me informacionet e internetit, shpeshherë të pasakta dhe nga burime të paverifikuara, bashkëmoshatarët e Sarës u “përftuan” edhe risqet që vijnë prej tij.

“Më shqetësonte shumë që në mungesë të burimeve të denja, moshatarët e mi ‘shkolloheshin’ nga përmbajtjet degraduese pornografike, që krijonin pritshmëri dhe këndvështrime të dëmshme”, thotë 21-vjeçarja.

Pasojat i vuajnë të rinjtë

Sheruze Osmani Ballazhi, me profesion psikologe, thotë për DW se “në mesin e mësuesve është krijuar përshtypja se fëmijët mbrohen ose qëndrojnë larg rreziqeve nëse këto tema mbeten tabu ose nuk diskutohen”.

Por realiteti në Maqedoninë e Veriut tregon të kundërtën. “Tregon praninë e rrezikut nga marrëdhënie seksuale në moshë të hershme, shtatzëni dhe aborte në moshë të mitur, ekspozim ndaj sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, përdhunime apo marrëdhënie abuzive”, analizon Osmani-Ballazhi.

Por duket se familja dhe shkolla nuk janë të vetmet mjedise ku “të vërtetat” nuk përputhen. Një tjetër tregues gjendet tek përgjigjet e studimit të bërë së fundi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila përmes studimit të sjelljes dhe shëndetit tek nxënësit, ((Health and behavior of school-aged children), arriti në përfundimin se në Maqedoninë e Veriut 30% e djemve dhe vetëm 5% e vajzave të moshës 15-vjeçare kanë deklaruar se janë seksualisht aktivë.

Për psikologen, “kjo e dhënë është tregues për një shoqëri patriarkale, për të cilën tema e edukimit seksual është tabu. Kjo do të thotë se të rriturit, si prindërit ashtu dhe arsimtarët, nuk ndihen rehat të flasin haptas apo të trajtojnë tema që lidhen me edukimin seksual me fëmijët apo nxënësit e tyre”.

Ta lësh informimin e një teme të tillë vetëm në duart e internetit, sipas saj, është tepër e rrezikshme.

“Nëse duam të kemi të rinj të cilët janë të aftë që t’i ruajnë kufijtë personalë, të shmangin raportet abuzive por njëkohësisht të kuptojnë pasojat e mundshme nga veprimet e tyre, të kuptojnë ndryshimet që ndodhin me trupin e tyre gjatë pubertetit, atëherë duhet që nëpërmjet edukimit seksual, t’ju japim të dhëna të verifikuara shkencërisht.”

Shifra alarmante

Sëmundjet seksualisht të transmetueshme janë shumë të përhapura në Maqedoninë e Veriut. Vetëm gjatë vitit 2023 janë regjistruar 159 persona të infektuar dhe 2 të vdekur, sipas Institutit të Shëndetit Publik.

Infeksioni seksual më i përhapur tek të rinjtë e moshës 20-29 vjeç është sifilisi, infeksion bakterial që mund të parandalohet nga marrëdhëniet seksuale të mbrojtura. Vetëm gjatë vitit të fundit, sipas të dhënave zyrtare, u regjistruan 60 persona të infektuar.

Një tjetër rritje problematike u shënua edhe tek të infektuarit me HIV/AIDS. Vitin e shkuar, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 50 raste, 22% më shumë se viti paraardhës.

Edhe numri i shtatzënive të paplanifikuara tek vajzat e mitura shënoi rritje, duke e renditur Maqedoninë e Veriut si shteti me numrin më të lartë të këtyre shtatzënive në Europë, në masën 11%. Ndërsa shkalla e lindjeve tek të miturat është pothuajse trefishi i mesatares së vendeve të Bashkimit Europian.

Duke iu referuar të njëjtave shifra, gjatë vitit 2023 në Maqedoninë e Veriut u regjistruan 34 raste dhune me bazë gjinore dhe përdhunimi, ndërsa në tetë muajt e parë të vitit u raportuan 1166 raste për dhunë në familje.

Zvarritje në përfshirjen e edukimit seksual në shkolla

Por pavarësisht të dhënave shqetësuese, burokracia e institucioneve kompetente e ngadalëson procesin e futjes së lëndës së edukimit gjithëpërfshirës seksual në kurrikulat shkollore.

“Vendosja e kësaj lënde, si lëndë zgjedhore është parashikuar në kuadër të reformave në arsimin fillor. Por, reformat ende nuk janë realizuar prandaj këtë vit kjo lëndë nuk do të ligjërohet në asnjë shkollë, as si lëndë zgjedhore, as si aktivitet jashtëshkollor. Aktualisht po realizojmë takime dhe trajnime me mësimdhënës të shkollave fillore, për t’i sensibilizuar ata në lidhje me këtë”, bën me dije Byroja për Zhvillim të Arsimit.

Tri vite më parë, ky institucion realizoi një program-pilot të kësaj lënde në tri shkolla fillore, për të parë si do të reagonin nxënësit në lidhje me përmbajtjen e lëndës.

“Nga rezultatet u kuptua qartë se nxënësit tek të cilët është realizuar programi, ishin më të vetëdijshëm për të drejtat e tyre, krijimit të marrëdhënieve të shëndosha, mënyrës së mbrojtjes së shëndetit të tyre dhe parandalimit të dhunës seksuale.”

Edukimi gjithëpërfshirës seksual nuk është pjesë e kurrikulës mësimore në të gjitha shtetet e Bashkimit Europian.  Megjithatë, Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara kanë përcaktuar objektiva dhe standarde të ndryshme rreth edukimit seksual që duhen përmbushur nga shtetet anëtare të BE-së./DW



Ju sugjerojmë

Pakistani sulmon Afganistanin, vret 29 ushtarë të grupeve terroriste
Bota

Pakistani sulmon Afganistanin, vret 29 ushtarë të grupeve terroriste

29 Qershor, 2026 10:32 am
SHBA dhe Irani bien dakord të ndalojnë sulmet, bisedimet do të rifillojnë në Katar
Bota

SHBA dhe Irani bien dakord të ndalojnë sulmet, bisedimet do të rifillojnë në Katar

29 Qershor, 2026 8:38 am
Rama publikon pamjet: Parku i Hyrjes së Shkodrës po merr formë çdo ditë e më shumë
Kryesore

Rama publikon pamjet: Parku i Hyrjes së Shkodrës po merr formë çdo ditë e më shumë

29 Qershor, 2026 8:36 am
Pse Kim Jong-un e ka fshirë nga historia nënën e tij japoneze
Bota

Pse Kim Jong-un e ka fshirë nga historia nënën e tij japoneze

29 Qershor, 2026 8:34 am
Tensionet SHBA-Iran, rriten sërish çmimet e naftës
Bota

Tensionet SHBA-Iran, rriten sërish çmimet e naftës

29 Qershor, 2026 8:24 am
Nxirren 4 turistët polakë të cilët ranë në një greminë në Kanionet e Gjipesë
Aktualitet

Nxirren 4 turistët polakë të cilët ranë në një greminë në Kanionet e Gjipesë

29 Qershor, 2026 8:22 am
Tërmetet në Venezuelë, rritet numri i viktimave
Bota

Tërmetet në Venezuelë, rritet numri i viktimave

29 Qershor, 2026 7:50 am
Horoskopi, 12 janar 2026
Kryesore

Horoskopi 29 qershor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve

29 Qershor, 2026 7:46 am
Irani tregon se si mund të kalojnë anijet në Ngushticën e Hormuzit
Bota

Përplasja me SHBA, Irani: Asnjë shtet nuk ka kompetenca për Ngushticën e Hormuzit

28 Qershor, 2026 10:51 pm
Ish-deputeti Spaho: Me këtë ekip, PD më kollaj shkon në hënë se vjen në pushtet
Politikë

Edmond Spaho- Ramës: Mos ik nga presioni i protestës

28 Qershor, 2026 8:52 pm
Para
Fier/ Bashkëpunonte me të birin për të shitur lëndë narkotike, vihet në pranga 61-vjeçari

Fier/ Bashkëpunonte me të birin për të shitur lëndë narkotike, vihet në pranga 61-vjeçari

Gara për shefat e komisariateve, nis sot intervistimi për aplikantët

Gara për shefat e komisariateve, nis sot intervistimi për aplikantët

VIDEO/ Protestat në Gjeorgji, lideri i opozitës tërhiqet zvarrë! Arrestohet me forcë nga policia

VIDEO/ Protestat në Gjeorgji, lideri i opozitës tërhiqet zvarrë! Arrestohet me forcë nga policia
















TE FUNDIT

Pakistani sulmon Afganistanin, vret 29 ushtarë të grupeve terroriste

Pakistani sulmon Afganistanin, vret 29 ushtarë të grupeve terroriste
29 Qershor, 2026

Forcat e sigurisë së Pakistanit kanë kryer një operacion tokësor dhe sulme ajrore përgjatë kufirit Pakistan–Afganistan për t’iu përgjigjur goditjeve “terroriste ndaj...

Lexo më shumë

SHBA dhe Irani bien dakord të ndalojnë sulmet, bisedimet do të rifillojnë në Katar

SHBA dhe Irani bien dakord të ndalojnë sulmet, bisedimet do të rifillojnë në Katar
29 Qershor, 2026

SHBA dhe Irani kanë rënë dakord të ndërpresin sulmet e tyre dhe të rifillojnë bisedimet në lidhje me mosmarrëveshjen e...

Lexo më shumë

Rama publikon pamjet: Parku i Hyrjes së Shkodrës po merr formë çdo ditë e më shumë

Rama publikon pamjet: Parku i Hyrjes së Shkodrës po merr formë çdo ditë e më shumë
29 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjenga kantieri në Parkun e Hyrjes së Shkodrës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama...

Lexo më shumë

Pse Kim Jong-un e ka fshirë nga historia nënën e tij japoneze

Pse Kim Jong-un e ka fshirë nga historia nënën e tij japoneze
29 Qershor, 2026

Spektri i nënës e ndjek Kim Jong-un. Marshalli-President i Koresë së Veriut është paraqitur para popullit të tij si një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}