Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

#TëLidhurNgaShqipëria

2022/07/23 at 3:11 PM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
#TëLidhurNgaShqipëria

Është verë. Momenti ideal për të eksploruar, thithur jodin e detit, shijuar ushqimet e mrekullueshme, jetuar aventurat, udhëtuar, forcuar lidhjen me natyrën. Secili prej nesh mund të bëjë atë që i pëlqen në këtë vend të bukur me male e me fusha, me det e me pyje, me arkeologji e jetë nate. Disa prej nesh duan detin dhe janë #TëLidhurNgaTurizmi. Disa të tjerë adhurojnë arkeologjinë, kulturën dhe janë #TëLidhurNgaTradita. Të tjerë adhurojnë ushqimin e mirë dhe janë #TëLidhurNgaShija. Ka nga ata që janë gjithmonë në kërkim të vendeve ekskluzive e të paprekura dhe janë #TëLidhurNgaNatyra. Pastaj vijnë më energjikët, me shpirtin e garës dhe dashurinë për sportin. Ata janë #TëLidhurNgaAventura. Por të gjithë ne, pavarësisht se çfarë na pëlqen, kemi një dashuri të përbashkët të madhe, vendin tonë dhe jemi #TëLidhurNgaShqipëria.

Dhe sa më shumë udhëtojmë e zbulojmë vendin tonë, aq më shumë dëshirë kemi të ndajmë në rrjetet sociale, nga çdo cep i tij e në kohë reale, emocionet, pasionet dhe aventurat tona. Për këtë na vjen në ndihmë rrjeti më i mirë dhe më i shpejtë, Vodafone.

Anxhi Çeliku na ka dhuruar emocione të veçanta këtë verë me guidat në sitet kulturore, historike e arkeologjike. Dulmi Kasmi na ka bërë të kuptojmë se “Franca është këtu” me pamjet që të lënë pa frymë nga fushat me livando në Reç të Shkodrës. Fation Plaku, falë postimeve në kohë reale, na ka bërë një guidë virtuale në skuta të pashkelura e të panjohura të Shqipërisë, sidomos në bregdet. Ata kanë vazhduar kështu misionin e tyre si ambasadorë të natyrës, historisë, traditës dhe turizmit shqiptar.

Ndërkohë, shefat më të mirë të kuzhinës gërshetojnë si rrallëherë natyrën e bukur shqiptare me shijen, në një rrugëtim që ka nisur në muajin korrik dhe do të vazhdojë deri në shtator. Siparin e ka çelur shef Bleri Dervishi, i cili ka gatuar koran në varkë, në mes të liqenit të bukur të Pogradecit. Pastaj me disa përbërës që i ka ofruar vetë natyra, ai ka sajuar një recetë të veçantë në mes të pyllit. Shije e egër për kë do natyrën, të paprekurën. Magjia e fushatës #TëLidhurNgaShija do të na shoqërojë deri në fillim të vjeshtës dhe mezi presim të zbulojmë se cilët janë shefat e tjerë që i janë bashkuar kësaj aventure.

Por nuk janë vetëm blogerët dhe shefat e kuzhinës që po promovojnë Shqipërinë në këta muaj të nxehtë. Instagrami është pushtuar gjatë korrikut nga videot dhe fotot e rralla të një çifti hollandezësh, Nick dhe Hannah, të cilët në blogun e tyre SaltInOurHair ndanë me të apasionuarit pas udhëtimeve në të gjithë botën këshillat, sugjerimet dhe destinacionet më të bukura, që nga Berati e Gjirokastra, deri te plazhet e fshehta të Himarës. Falë paketës #VodafoneTouristPack, çifti i famshëm i blogerëve mundën të ndanin në kohë reale rrugëtimin në Shqipëri. Reel-i i tyre në Istagram, në kuadër të premtimit të Vodafone ndaj Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit për të promovuar Shqipërinë, ka koleksionuar deri tani plot 5 milionë klikime!

Dhe nuk ka nevojë të jesh bloger i njohur udhëtimesh, apo shef i famshëm kuzhine. Kushdo mund të bëhet pjesë e #TëLidhurNgaShqipëria falë Vodafone summer games, lojërave të përvitshme verore organizuar në plazhet më të bukura, ku abonentët Vodafone mund të fitojnë mes të tjerave shumë çmime.

Edhe ti mund të bëhesh pjesë e kësaj fushate, thjesht duke vendosur hashtagët #KudoMeVodafone dhe #itsAlbania në postimet e tua në Instagram. Së bashku ne mundemi ta bëjmë këtë një verë të paharrueshme!

Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Rama sulmon sërish Lelin: Merr lekët nga qeveria dhe nuk nënshkruan kontratat

Rama sulmon sërish Lelin: Merr lekët nga qeveria dhe nuk nënshkruan kontratat

“Sot nuk blemë energjinë që duhej”, Rama: Kemi përgatitur planin e shkurtimeve

Këto janë aeroportet që kanë regjistruar më shumë vonesa dhe anulime këtë verë

Këto janë aeroportet që kanë regjistruar më shumë vonesa dhe anulime këtë verë

TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com