Një ngjarje e papreçedentë ka ndodhur në Kosovë, ku RTK, televizoni kombëtar ka ndërprerë miqësoren që përfaqësuesja e Kosovës luan ndaj Letonisë për të transmetuar ndeshjen mes Italisë dhe Suedisë, diçka e papreçedentë kjo e fundit e cila mund të quhet pa frikë skadal. Lajmin e ka bërë të ditur në një postim në Twitter gazetari kosovar, Xhemajl Rexha, i cili ka shkruar: Mizerja e quajtur RTK e ndali transmetimin e ndeshjes së Kosovës ( 4 edhe ashtu) për të transmetuar Itali-Suedi. Me taksat Tona”.