Një nga mediat e pavarura ruse, TV Rain, ka njoftuar se do të ndalojë transmetimet për një kohë të pacaktuar, pasi është nën presion për mbulimin e luftës në Ukrainë.
Rregullatori i telekomunikacionit i Rusisë kishte bllokuar tashmë TV Rain në fillim të kësaj jave, duke e akuzuar atë për “nxitje të ekstremizmit, abuzim me qytetarët rusë, shkaktim të prishjes masive të qetësisë dhe sigurisë publike dhe inkurajimit të protestave”, sipas raporteve.
Të enjten, media transmetoi shfaqjen e saj të fundit në internet. “Jo luftës,” tha Natalia Sindeyeva, një nga themelueset e kanalit, ndërsa punonjësit dolën nga studioja.
Më pas, kanali filloi të shfaqte pamjet e një shfaqjeje të Liqenit të Mjellmave të Çajkovskit.
Baleti u përdor në transmetimet e radios dhe televizionit të epokës sovjetike gjatë viteve 1980 për të shënuar vdekjen e liderëve, dhe më vonë në një grusht shteti të vitit 1991 që do të shënonte fundin e Bashkimit Sovjetik./Opinion.al