Vazhdon telenovela “Shullazi”… Plotësimi i trupit gjykues nuk nxjerr nga ngërçi dosjen “Shullazi” në Apelin e Krimeve të Rënda.
Seanca e së hënës u shty për shkak të mosparaqitjes së avokatëve kryesisht. Ndërkohë, të pandehurit kërkuan të përfaqësohen nga avokatët e tyre të zgjedhur.
Trupi gjykues përbëhet nga Albana Boksi si kryetare, Etleva Demo dhe Arben Vrioni si anëtarë.
I pandehuri Gilmando Dani i kërkoi gjyqtarit Vrioni të japë dorëheqjen me pretendimin se ka konflikt interesi, pasi ka gjykuar çështjen “Vollga” në Durrës. Seanca e radhës do të zhvillohet në datën 26 korrik, ora 12:00./ Opinion.al