Një telefonatë e paverifikuar ka alarmuar policinë e Korçës, teksa paralajmërohej se një gjyqtari i ishte vendosur lëndë shpërthyese në makinë.
Nga informacionet paraprake dyshohet se telefonata është bërë burgu i Drenovës. Pas verifikimeve të bëra policia nuk ka zbuluar asgjë në makinën e gjyqtarit Markelian Kuqo duke e klasifikuar rastin si një alarm fals.
Ndërkohë, po vijojnë hetimet për të gjetur shkakun e këtij alarmi fals si edhe personin që ka telefonuar nga burgu i Drenovës.
Markelian Kuqo është gjyqtari që liroi Gert Gjinararin, vrasësin e Naim Zyberit./ Opinion.al