Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Telefonata e dytë Zaev – Tsipras, më në fund arrihet marrëveshja

2018/06/12 at 7:33 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Telefonata e dytë Zaev – Tsipras, më në fund arrihet marrëveshja

Biseda e dytë telefonike mes kryeministrave Zoran Zaev dhe Aleksis Tsipas është realizuar pak minuta më parë, me të cilën është arritur marrëveshja për emrin.


Lajmi bëhet i ditur nga mediat greke, të cilët kanë theksuar se Tsipras ka shkuar në kabinetin e presidentit Prokopis Pavlopulos për të informuar për detajet e marrëveshjes së arritur.

Marrëveshja parashikon emrin Republika e Maqedonisë së Veriut, gjuha maqedonase (pjesë e gjuhëve sllave) dhe identiteti maqedonas, por që nuk kanë lidhje me maqedonasit antik.

Ja detajet e marrëveshjes

Republika e Maqedonisë së Veriut i për-kthyeshëm dhe për përdorim të përgjithshëm do të jetë emri i ri i vendit, pas finalizimit të Marrëveshjes midis kryeministrave të të dyja vendeve Zaev dhe Cipras në Prespë të Greqisë këtë fundjave. Alsat jozyrtarisht mëson se në pjesën e shtetësisë do të figurojë-Maqedonase/ me sqarimin se bëhet fjalë për shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Pas firmosjes, Marrëveshja midis Athinës dhe Shkupit do të duhet të ratifikohet në Kuvendin e Maqedonisë, pas çka Greqia do të japë pëlqimin që vendi të marrë ftesën për anëtarësim në NATO dhe datë për çeljen e negociatave me Bashkimin Evropian. Detajet e plota do të dakordohen në telefonatën e fundit që pritet ta realizojnë Zaev dhe Cipras gjatë ditës së sotme. Ndërkohë në një dokument të publikuar nga mediat greke marrëveshja rreth 20 faqëshe do t’i përmbajë ndër të tjera edhe këto pika:

Gjuha maqedonase pranohet- me shpjegimin se Maqedonia e Veriut pranon në marrëveshje se kjo gjuhë ka origjinë sllave (ashtu siç është regjistruar në kornizën e OKB-së)

Sa i përket shtetësisë do të jetë me termin maqedonase/ qytetar të Republikës së Maqedonisë së Veriut me arsyetimin shpjegim të qartë se njerëzit e këtij vendi nuk kanë kurrfarë lidhje me kulturën e Greqisë antike.

Referenca “të mbrohen pakicat maqedonase”, hiqet nga Kushtetuta.

Periudha e tranzicionit është përcaktuar për ndryshime të dokumenteve të brendshme dhe ky proces do të ndërlidhet me hapjen e negociatave para-aderuese me Maqedoninë e Veriut.

Do të formohet Komision për përdorimin e termeve tregtare në të dyja vendet.

Në dokumentin të cilin e publikuan mediat greke duke u thirrur në burime ndërkombëtare gjithashtu theksohet se pas nënshkrimit të marrëveshjes për zgjidhjen e çështjes së emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë, do të vijojnë disa faza për zbatimin e saj. Nëse marrëveshja finalizohet brenda fundjavës ashtu siç paralajmërohet, atëherë Maqedonia Qeveria e Zaevit do të duhet t’i dërgojë letër mbi 190 shteteve që e kanë njohur “Republikën e Maqedonisë” se emri Maqedonia e Veriut tashmë do të përdoret për përdorim në marrëdhëniet dypalëshe dhe ndërkombëtare. Për ndryshimin e emrit kushtetues të Maqedonisë në fund të shtatorit ose fillim të tetorit do të organizohet Referendum, ku qytetarët do të mund të deklarohen nëse e pranojnë ose jo emrin e ri Republika e Maqedonisë së Veriut. /INA

 

 

Etiketa: arrihet marreveshjatelefonata e dytezaev tsipras


Ju sugjerojmë

Rrezikoi mbytjen, policia kufitare shpëton pushuesen në Gjirin e Shën Janit
Aktualitet

Rrezikoi mbytjen, policia kufitare shpëton pushuesen në Gjirin e Shën Janit

17 Gusht, 2025 8:55 pm
Patos/ Përfshihet nga flakët një servis automjetesh
Aktualitet

Patos/ Përfshihet nga flakët një servis automjetesh

17 Gusht, 2025 8:31 pm
Përkujtohet masakra e Qafës së Valmirit
Aktualitet

Përkujtohet masakra e Qafës së Valmirit

17 Gusht, 2025 7:51 pm
Rama ndan lajmin: Hapet Qendra Shëndetësore Verore në Kishën e Laçit
Aktualitet

Rama ndan lajmin: Hapet Qendra Shëndetësore Verore në Kishën e Laçit

17 Gusht, 2025 7:12 pm
14-vjeçari vrau bashkëmoshatarin në Maliq, flet avokati: Autori shprehu pendesë
Aktualitet

14-vjeçari vrau bashkëmoshatarin në Maliq, flet avokati: Autori shprehu pendesë

17 Gusht, 2025 6:10 pm
Maliq/ Vrau bashkëmoshatarin e tij me thikë, lihet në burg 14-vjeçari
Aktualitet

Maliq/ Vrau bashkëmoshatarin e tij me thikë, lihet në burg 14-vjeçari

17 Gusht, 2025 6:00 pm
Denaj prezanton aplikacionin Agritourism al:Zbulo Shqipërinë përmes fermave…
Kryesore

Denaj prezanton aplikacionin Agritourism al:Zbulo Shqipërinë përmes fermave…

17 Gusht, 2025 5:12 pm
Express: Shqipëria, oaz turizmi në mes të krizës së zjarreve
Aktualitet

Express: Shqipëria, oaz turizmi në mes të krizës së zjarreve

17 Gusht, 2025 4:40 pm
“Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë”, Von der Leyen konferencë me Zelenskyn
Bota

“Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë”, Von der Leyen konferencë me Zelenskyn

17 Gusht, 2025 3:53 pm
BBC viziton Butrintin: Një nga qytetet e lashta më të mirëruajtura të Europës
Aktualitet

Butrinti/ 44,555 turistë e vizitojnë vetëm në korrik. Shifrat për 7 mujorin e 2025

17 Gusht, 2025 3:39 pm
Para
Video/ Trump bën humor para kamerave, shikoni reagimin epik të Kim Jong-Un

Video/ Trump bën humor para kamerave, shikoni reagimin epik të Kim Jong-Un

Sekreti i topit në Botëror, favorizohen portierët

Sekreti i topit në Botëror, favorizohen portierët

Presidenti Meta: Mbështesim sulmet ushtarake të Perëndimit ndaj Sirisë

Takimi Trump-Kim Jong Un/ Meta: Presidenti i SHBA-ve tregoi përgjegjësi të lartë globale
















TE FUNDIT

Protestat, Vuçiç kërcënon studentët: S’do të lejojmë që bandat të sundojnë rrugët

U tërhoq në momentin e fundit, pse Vuçiç nuk mori pjesë në Samitin e Shkupit
17 Gusht, 2025

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka bërë sot një kërcënim drejt studentëve të revoltuar që me protesta po kundërshtojnë politikat...

Lexo më shumë

Bolivianët drejt kutive të votimit,a mund të përfundoj sundimi i majtë 20-vjeçar?

Bolivianët drejt kutive të votimit,a mund të përfundoj sundimi i majtë 20-vjeçar?
17 Gusht, 2025

Bolivianët i janë drejtuar kutive të votimit në zgjedhje që mund të shënojnë një kthesë të rëndësishme politike, duke i...

Lexo më shumë

Zëdhënësja ruse sulmon Macronin: Ti po e tërheq Kievin drejt katastrofës!

Zëdhënësja ruse sulmon Macronin: Ti po e tërheq Kievin drejt katastrofës!
17 Gusht, 2025

Zëdhënësja e ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, iu përgjigj ashpër deklaratës së Presidentit Francez Emmanuel Macron, i cili tha...

Lexo më shumë

Macron:Nëse tregojmë dobësi sot kundër Rusisë,do të paguajmë një çmim të rëndë nesër

Paralajmërimi i presidentit Macron: Evropa është e vdekshme, i duhet mbrojtje më e fortë
17 Gusht, 2025

Presidenti francez Emmanuel Macron ka shprehur pesimizëm në lidhje me qëllimet e Rusisë përpara bisedimeve vendimtare në Uashington ditën e nesërme. "Më pyesni nëse...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com