Seanca gjyqësore ndaj dy shoferëve të MPJ-së, të cilët u kapën me tekste shkollore ku flitej për Shqipërinë e Madhe është shtyrë ditën e sotme.
Dy shoferët e MPJ-së, Altin Tafa dhe Agim Asllani gjenden në Tiranë. Ata u mbrojtën sot në gjyq nga një avokat shqiptar dhe nga konsulli i Shqipërisë në Janinë.
Por për shkak se dokumentet ishin në shqip nga pala mbrojtëse, seanca u shty. Në të pati debate të forta, teksa u hodhën akuza se porositësi i librave me “Shqipërinë e Madhe” ishte ambasadori shqiptar në Athinë, Dashnor Dervishi.