Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Teknologjia dixhitale, Rama: Në mandatin e 4 prokurimet publike do realizohen 90% nga inteligjenca artificiale 

2024/12/10 at 11:13 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Teknologjia dixhitale, Rama: Në mandatin e 4 prokurimet publike do realizohen 90% nga inteligjenca artificiale 

Në konferencën rajonale “Formësimi i së Ardhmes së GovTech” për përfshirjen e teknologjisë dixhitale në qeverisje, Kryeministri Edi Rama renditi disa arritje të Shqipërisë që sipas tij e nxjerrin vendin tonë të parin në rajon. 

Kryeministri foli për dixhitalizimin e shërbimeve qeveritare përmes platformës “e-Albania”, që ka eliminuar radhët e qytetarëve. 

“Sa herë që vjen fjala për të diskutuar lidhur me këtë temë, unë besoj që është e udhës të ndaj me ju se menjëherë më kujtohet periudha e pandemisë dhe duke menduar për atë periudhë përpiqem të marr me mend se çfarë do kishte mundur të bënte Shqipëria nëse nuk do të ishim në nivelin e përparimit dixhital ku na gjeti ajo goditje globale. 

Shqipëria që ne morëm përsipër të udhëheqim ishte një vend ku faktikisht qeverisja dixhitale nuk ishte akoma në belbëzimet e para dhe ajo që sot është porta e madhe e hyrjeve dhe daljeve të shqiptarëve në gjithë labirinthet e administratës publike përmes kompjuterit apo telefonit, ishte asokohe një qenie krejtësisht  e papërfillshme në raport me gjithë nevojat e adminstratës dhe qytetarëve për të ndërvepruar me një numër qesharak shërbimesh dhe me një numër edhe më qesharak përdoruesish. Momenti i pandemisë bëri edhe atë që u kthye në një përqafim të plotë të gjithë bashkësisë shqiptare që ndërvepron me shtetin shqiptar me teknologjinë dhe me qeverinë në kuptimin e qeverisjes së shërbimeve përmes e-Albania. 3.2 milionë përdorues që ndërveprojnë me e-Albania janë një shifër shumë kuptimplotë dhe një shifër jo karakteristike edhe për vende shumë të zhvilluara. Dhe ky është edhe bekimi ynë, i vendeve në zhvillim, për të përparuar me një shpejtësi edhe me më të madhe se sa ata që janë prej kohësh në trenin e progresit, por për të revolucionarizuar gjithë sistemin e qeverisjes së shërbimeve u duhet të bëjnë kthesa dhe çmontime shumë të konsiderueshme. Të gjithë sot flasin për shembullin e Gjermanisë, por pikërisht pse ka një makineri administrative të ndërtuar prej shumë kohe e ka më të vështirë t’i adaptohet gjithë këtij procesi. Është si një anije shumë e madhe kthesa e së cilës kërkon shumë më tepër karburant dhe kohë. Ndërkohë që për ne ky është bekim shumë i madh për të arritur të fitojmë kohën e humbur”. 

Një aspekt i rëndësishëm, të cilin Kryeministri Rama e përmendi, është edhe siguria kibernetike. Këtu, kreu i qeverisë, solli në vëmendje sulmin kibernetik të Iranit, për të cilin tha se Shqipëria do të kishte pësuar dëm më të madh nëse nuk do të ishin marrë disa masa të cilat po avancohen më shumë pas atij sulmi. 

“Sot ne jemi në një fazë tjetër dhe faktikisht diskutojmë për gjëra të tjera. Do të ishim sot në një situatë të ndryshme nëse kur u goditëm nga pikëpamja kibernetike nga një prej fuqive më të mëdha në këtë drejtim, por edhe nga një prej fuqive më malinje, Iranit, nuk do kishim qenë në gjendje të rezistonim por rezistuam. Pse kemi vendosur një bazë të tillë jemi në kushtet kur po hedhim hapat e parë të një faze të re të revolucionit teknologjik. Pse në shumë aspekte rruga tradicionale do të ishte shumë herë më e vështirë për të arritur objektivat për të cilat pastaj ne ballafaqohemi me ëndrrën tonë të madhe të anëtarësimit në BE, kjo rrugë na jep shumë më tepër optimizëm, sepse ne do të jemi gati. Ne po bëjmë procesin e integrimit në BE në fazën e negociatave për anëtarësim falë një instrumenti të ri të papërdorur nga një shtet tjetër më parë, që është një model i ndërtuar prej nesh enkas i inteligjencës artificiale. Ky model na jep mundësinë që të realizojmë në një kohë shumë më të shpejtë të gjithë procesin e transferimit të gjithë trupit legjislativ të BE, të realizojmë përkthimin në kohë rekord por edhe të kemi në kohë rekord analiza të teksteve për ato aspekte që na interesojnë lidhur me impaktin e këtyre ligjeve të reja. Nuk bëhet fjalë për disa qindra, por bëhet fjalë për mijëra. Deri dje ritmi i punës sonë legjislative lidhur me këtë lloj legjislacioni ishte rreth 60 copë pjesë në vit, këtu bëhet fjalë për mbi 4 mijë, imagjinoni sa i gjatë do të ishte procesi dhe do na duhej një armatë e tërë me përkthyes, draftues dhe korrektues”. 

Një shërbim tjetër publik që në masën më të madhe do të kryhet nga inteligjenca artificiale, do të jenë prokurimet publike, të cilat pritet të jenë gati gjatë mandatit të 4 qeverisës të socialistëve, siç u shpreh Kryeministri Edi Rama. 

“Tjetra që po bëjmë është një model inovativ me inteligjencën artificiale për të realizuar prokurimet publike. Në aspektin e prokurimeve publike ne nuk kemi asnjë piketë të ndërmjetme. Në mandatin tonë të 4 do të jemi vendi i parë që do realizojë prokurime me 90% të procesit pa njeriun dhe me një nivel objektiviteti transparence që është i pakonkurrueshëm dot”, theksoi kreu i qeverisë Edi Rama. 

Ju sugjerojmë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale
-Kulturë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

13 Maj, 2025 11:45 pm
Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër
-U tha në Opinion

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër

13 Maj, 2025 11:41 pm
Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
Politikë

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët

13 Maj, 2025 11:37 pm
Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!
-U tha në Opinion

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!

13 Maj, 2025 11:27 pm
Incidenti në KZAZ/ Shehaj:Ngrita zërin dhe u dorëzuan!Fevziu: Pse kështu zgjidhet?!
-U tha në Opinion

Incidenti në KZAZ/ Shehaj:Ngrita zërin dhe u dorëzuan!Fevziu: Pse kështu zgjidhet?!

13 Maj, 2025 11:16 pm
4 me 1 s’ka bër vaki/A u zhgënjye PS për mosarritjen e mandatit të katërt në Dibër?
-U tha në Opinion

4 me 1 s’ka bër vaki/A u zhgënjye PS për mosarritjen e mandatit të katërt në Dibër?

13 Maj, 2025 11:04 pm
Fitorja e PS me 12 mandate në Fier, thyen heshtjen Gazment Bardhi
Kryesore

Fitorja e PS me 12 mandate në Fier, thyen heshtjen Gazment Bardhi

13 Maj, 2025 10:53 pm
Starmer uron Ramën për zgjedhjet parlamentare: Fitore historike!
Politikë

Starmer uron Ramën për zgjedhjet parlamentare: Fitore historike!

13 Maj, 2025 10:38 pm
Berisha dhe  Rama/ Nga lëvizjet për liri deri në “armiqësinë” e pakthyeshme
Politikë

Berisha dhe Rama/ Nga lëvizjet për liri deri në “armiqësinë” e pakthyeshme

13 Maj, 2025 10:15 pm
Mungesa e bashkëpunimit mes mazhorancës dhe opozitës, Rama: Nëse nuk ka dyshe për tango, do luhet muzika e BE-së!
Politikë

Zgjedhjet në Shqipëri, liderët e Spanjës dhe Kroacisë urojnë kryeministrin Rama

13 Maj, 2025 9:59 pm
Para
“Do të firmosim marrëveshjen me Emiratet e Bashkuara”, Rama: Duam të prodhojmë letrat me vlerë në Shqipëri 

“Do të firmosim marrëveshjen me Emiratet e Bashkuara”, Rama: Duam të prodhojmë letrat me vlerë në Shqipëri 

Integrimi në BE, kryeministri Rama: Ky anëtarësim do të ndodhë shumë shpejt sepse ne do të jemi gati

Integrimi në BE, kryeministri Rama: Ky anëtarësim do të ndodhë shumë shpejt sepse ne do të jemi gati

Emri/ Person me rrezikshmëri të lartë, arrestohet 35-vjeçari shqiptar në Holandë

I shpallur në kërkim për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 44-vjeçari peruan në Elbasan

TE FUNDIT

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale
13 Maj, 2025

Shqipëria është kualifikuar në natën finale të "Eurovision 2025". “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm” u kualifikua mes 10 shteteve fituese...

Lexo më shumë

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër
13 Maj, 2025

Në transmetim live të emisionit “Opinion”, moderatori Blendi Fevziu mori një mesazh në telefon nga një shqiptar, i cili jetonte...

Lexo më shumë

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
13 Maj, 2025

Fitorja e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare, ka sjellë urime të shumta nga liderët evropianë për kryeministrin Rama. Përmes reagimeve...

Lexo më shumë

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!
13 Maj, 2025

Vota e diasporës dhe rezultati i saj i deritanishëm, ka sjellë ‘revoltë’ nga ana e Partisë Demokratike. Demokrati Eno Bpzdo...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com