Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tek hoxha për të gjetur “fatin”, Anila Basha: “Afrohu pak”, më tha

2018/11/10 at 10:46 PM
në InstaBIZ
Kohë leximi: 3 min
A A
Tek hoxha për të gjetur “fatin”, Anila Basha: “Afrohu pak”, më tha

Është shumë e vështirë që një femër të krijojë një balancim perfekt mes karrierës dhe jetës jashtë saj. Dhe shpeshherë duke u fokusuar tek karriera harrojmë rëndësinë e familjes.


Pikërisht për familjen dhe jetën private drejtuesi i emisionit “Xing me Ermalin” pyeti gazetaren Anila Basha. Ndryshe nga herë të tjera ajo tregoi se para disa kohësh kishte shkuar tek një hoxhë për të gjetur “fatin”. Basha tha se hoxha i kishte thënë se i kanë bërë magji dhe se i ishte bllokuar fati. Pasi kishte folur me të hoxha i kishte thënë të digjte disa letra për një javë rresht, por siç tregon ajo magjia ishte prishur në ditën e pestë, një natë kur ajo kishte qenë në disko.

Ermal Mamaqi: Ju që bëni karrierë harroni pak veten. Harroni që duhet edhe të martohesh etj, etj. Ti si e ke zgjidhur këtë muhabet? Pse beqare?

Anila Basha: Ok, unë jam beqare, por kjo nuk do të thotë se nuk ka pasur tentativa.

Ermal Mamaqi: Kam dëgjuar që ka disa këtu që bëjnë magji…

Anila Basha: Kam shkuar, kam shkuar… Me këtë rast kujtoj kolegen Rudina Xhunga e cila tha: Unë u martova kur lash kishat dhe xhamiat, atëherë më doli fati. Dhe unë thashë i la Rudina dhe po i filloj unë.

Ermal Mamaqi: Çfarë bëre ti?  Ke shkuar në kishë?

Anila Basha: Jo, jo. Diku këtu në Dajt më thotë një nënë që është një hoxhë. Dhe unë i thash: Do vij ta provoj një herë, por nuk doja të shkoja paradite se mos kishte shumë njerëz dhe më njihnin. Dhe e lamë të shkonim në orën 3 pasdite.

Ermal Mamaqi: Që të jemi të qartë, ai nuk ishte hoxhë që shkonte në xhami, punonte privatisht…

Anila Basha: Nuk e di, nuk i mora CV me thënë të drejtën. Shkuam direkt në Dajt dhe kur shoh, kishte akoma njerëz, njëri kishte lopën, tjetri dhinë dhe unë isha e 10-ta në radhë. Unë prisja burrin në radhë. Hyra brenda dhe ajo nëna i tha hoxhës: Dikush i ka bllokuar fatin. Afrohu pak më tha hoxha. Qyqja mendova: Do me m’kap hoxha me dorë. Vajta u ula përballë hoxhës dhe më tha: Të kanë bërë magji. Mori një fletë, e ndau në shtatë copa dhe më tha: Këto letrat çdo natë në orën 12 do t’i djegësh një nga një në ballkon duke parë hënën dhe hirin do ta hedhësh në një rrënjë trëndafili. I mora letrat dhe nisa çdo natë unë: O Zot ma zhblloko fatin. Kur isha në “Opinion” i thashë Fevziut mbaro shpejt se kam për të djeg letrën. Por ditën e premte më marrin në telefon shoqëria që të shkonim në disko, por unë kisha hallin e letrës. Vajta në disko dhe në 23:30 dola jashtë të digjja letrën dhe i kërkova banakierit më jep një pjatë. Sa mora pjatën dola jashtë dhe pas meje radha 20 veta, ishin duke më ardh nga pas. Ikni ju thashë se do djeg letrën se kam hall burrin. Si përfundim nuk u bë ajo gjë. M’u prish magjia ditën e pestë. /tvklan.al

 

Etiketa: anila bashagjetja e fatithoxha


Ju sugjerojmë

Dwayne Johnson shpërthen në lot në Venecia, spekulime për një nominim në Oscar
InstaBIZ

Dwayne Johnson shpërthen në lot në Venecia, spekulime për një nominim në Oscar

2 Shtator, 2025 6:15 pm
Çudit aktori hollivudian: Nuk shoh më filma, jam lodhur prej tyre
InstaBIZ

Çudit aktori hollivudian: Nuk shoh më filma, jam lodhur prej tyre

29 Gusht, 2025 3:41 pm
Aktori britanik përballë drejtësisë nën akuzat për përdhunim
InstaBIZ

Aktori britanik përballë drejtësisë nën akuzat për përdhunim

28 Gusht, 2025 8:02 pm
Doli në rrugë vetëm me të brendshme, arrestohet këngëtari
InstaBIZ

Doli në rrugë vetëm me të brendshme, arrestohet këngëtari

23 Gusht, 2025 5:07 pm
Kontrata paramartesore e Ronaldos me Georginën, në rast divorci ajo…
InstaBIZ

Kontrata paramartesore e Ronaldos me Georginën, në rast divorci ajo…

23 Gusht, 2025 3:34 pm
Ronaldo dhe Georgina Rodriguez drejt altarit, sa kushtoi unaza
InstaBIZ

Ronaldo dhe Georgina Rodriguez drejt altarit, sa kushtoi unaza

12 Gusht, 2025 7:28 pm
U rrah nga dasmorët, reagon për herë të parë Shpat Kasapi: Ishte keqkuptim
InstaBIZ

U rrah nga dasmorët, reagon për herë të parë Shpat Kasapi: Ishte keqkuptim

10 Gusht, 2025 10:57 am
John Cena tregon arsyen e transplantit të flokëve: Më ndryshoi jetën…
InstaBIZ

John Cena tregon arsyen e transplantit të flokëve: Më ndryshoi jetën…

10 Gusht, 2025 8:10 am
Finem prezanton “Bugatti”, fotoja që po çmend rrjetin
InstaBIZ

Finem prezanton “Bugatti”, fotoja që po çmend rrjetin

1 Gusht, 2025 9:46 pm
Publikohen fotot, Katy Perry dhe ish-kryeministri i Kanadasë në një romancë?
InstaBIZ

Publikohen fotot, Katy Perry dhe ish-kryeministri i Kanadasë në një romancë?

29 Korrik, 2025 7:36 pm
Para
Gomerët e policisë të provokuan e ti qëllove, monologu i babait të Kaçifas

Gomerët e policisë të provokuan e ti qëllove, monologu i babait të Kaçifas

4 persona të arrestuar për komplot ndaj Macron nën akuzë për terrorizëm

4 persona të arrestuar për komplot ndaj Macron nën akuzë për terrorizëm

Gruaja më e re e Kongresit amerikan, nuk ka para për qiranë e shtëpisë

Gruaja më e re e Kongresit amerikan, nuk ka para për qiranë e shtëpisë
















TE FUNDIT

Bisedë me dyer të mbyllura, kë takoi Aktin Dumani në SHBA?

Hetimi zgjedhor/Dumani:Kontrolle banesash e zyrash!Sekuestrohen prova të rëndësishme
2 Shtator, 2025

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, zhvilloi të martën një takim zyrtar në Departamentin Amerikan të Shtetit. Takimi u...

Lexo më shumë

“Ka krizë demografike”, Elon Musk: Greqia po vdes

“Ka krizë demografike”, Elon Musk: Greqia po vdes
2 Shtator, 2025

Elon Musk ka reaguar sërish lidhur me situatën alarmante të rënies së lindshmërisë në Greqi, duke e cilësuar këtë fenomen...

Lexo më shumë

Ky është vendi me më shumë vdekje nga droga në Europë

Ky është vendi me më shumë vdekje nga droga në Europë
2 Shtator, 2025

Skocia pritet të mbetet për të shtatin vit radhazi vendi me numrin më të lartë të vdekjeve nga droga në...

Lexo më shumë

Ish-ministrja kroate dënohet për keqpërdorim të fondeve të BE-së

Ish-ministrja kroate dënohet për keqpërdorim të fondeve të BE-së
2 Shtator, 2025

Një ish-ministre kroate, e cila veçse ishte dënuar për korrupsion, iu shtua një dënim tjetër më 2 shtator për shpenzim...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com